Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se kryedemokrati Sali Berisha nuk mund të zgjedhë Kryetarin e Grupit Parlamentar.
Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Bejko shpjegoi arsyet se përse kjo nuk mund të ndodhë.
“Jo, e ka të pamundur sepse e përcakton neni 16 i rregullores së Kuvendit i cili thotë që deputetët zgjedhin Kryesinë e grupit, ku bën pjesë kryetari i grupit, nënkryetari, sekretarët dhe pjesa tjetër e Kryesisë së grupit. Nuk ka fare të drejtë partia të zgjedhë Kryetarin e Grupit Parlamentar.
Partia Demokratike është e ndarë. Grupi Parlamentar është e ndarë në tre pjesë. PD është përçarë sepse Berisha e mori partinë forcërisht”, theksoi ai.
Pas zgjedhjes së Berishës së kryetar i PD-së, kjo forcë politike organizoi zgjedhje për zgjedhjen Kryetarit të Grupit Parlementar, në të cilën u zgjodh Luçiano Boçi.
Por ende deputeti Enkelejd Alibeaj figuron zyrtarisht si kryetar i grupit.