Nga Pandeli Bardhi
Gjithmonë, Rikard Zëmërluani” është shquar për “qetësi e dashuri” sa herë që ka qënë brënda strofkullës së tij. Ka më shumë se njëzet e pesë vite që qëndron në “strofkulla” të betonuara!
Gjithmonë ka qëndruar si Luan, edhe kur nuk mori parasysh plumbin si Salvadore Alende, edhe kur mendoi se do të shkonte përpara predhave në Malin me Gropa, edhe kur morri vendimin e vështirë që do t’i priste krahët nga brryli e poshtë të gjthë atyre që do të cënonin votën e lirë.. As plumbave, as predhave, nuk i është trëmbur, si është e mundur të trëmbet nga disa “zëmërlepuj”? Mendoj që ka shumë të drejtë mbasi prapa “zëmërlepujve” qëndrojnë sigurimsat e shtetit Komunist, të cilët, paskan qënë aq shumë rë rrezkshëm sa që të trëmbin edhe “Zëmërluanët”edhe mbasi kanë kaluar më shumë se tridhjetë vite.
I ka kaluar të tëra provat me sukses, edhe 700 mijëshin e Gimit”, edhe “Komplotin” ndaj Tom Doshit e Mëhill Fufit, edhe Almir Rapon edhe Kastriot Ismailin, edhe të ndjerin Dritan Prifti e sa e sa beteja të tjera, por këtë të spiunit të sigurimsave, është vështirë ta kalojë. Unë, këtë e besoj plotësisht, jo se kam ndonjë të dhënë, por vetë I. M, po ma vërteton vetëm ajo që i është prishur qetësia dhe i ka ikur dashuria..
Sikur të ishte ndonjë nevrik e rrëmbehej shpejt,që nuk kish qetësi e dashuri, edhe do ta besoja që kishte të drejtë të rrëmbehet, por që të humbassi qetësinë e dashurinë një “Zëmërluan” nga shpifjet që bëjnë “lepujt” kjo është e pabesueshme prandaj them që nuk është pa gjë.C’do kush, apo një njeri normal, tek dëgjon shpifje, për të cilat them që të gjithëve u është mësuar veshi me shpifje e akuza sepse këtu, politikanët, vetëm me këtë “zanat” merren, as që nuk do t’i bënte fare përshtypje. Më e pakta që do të mund të bnënte në këtë rast do të thoshte: “Mirë e keni, ky është zanati juaj, drejtësia të vendosi dhe po të dal “i larë” unë si Luan, juve “lepuj”, do ju shqyej një e nga një dhe kockat do t’ua hedh larg, në Malin me Gropa, që të mos ju a gjejnë as qëntë rrugacë…”!
Por “Rikardzëmërluani” nuk zgjodhi këtë rrugë që t’u a linte ne dorë “dopjogjashtën” shpifësve të Rilindjes apo kushdo që të jenë,por zgjodhi rrugën e asaj që vërteton që ka qënë i tillë. A e kujtoni seancën plenare të Parlamentit të vitit 2015 juve “Zëmërlepuj” kur “Luanit” nuk i bëri syri “tërr” kur Saliu shfynte e nxirrte jargë nga foltorja e Parlamentit me egërrsinë e një bishe dhe “Rikardi” qëndronte si “Kokoroc” në poltronin e Parlamentit:? “Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen, jep dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Kuvëndit, si terrorist, si komplotist, si vrrasësë., jepni dorëheqjen..!.
“Rikardzëmërluani” as u tut fare, përkundrazi, me qetësi e dashuri qëndroi si një “luan” dhe mendonte për ilacet e Doktorit, duke i u drejtuar shoqëruesve: “A ja keni dhënë ilacet Doktorit? Shpejt ja jepni ilacet se po na ikën një njeri kot së koti;;! Nejse, ato janë të shkuara, por jo të haruara, ajo kohë, vate e shkoi. Cudi, pse ky farë “Luani” gjithmonë problematik, gjithmonë sherrxhi, gjithmonë i “paudhë” dhe me nje mjeshtëri të cuditëshme, si një kampion i kërcimit me shkop, të gjitha pengesat e ka kapërxyer.?..
E njëjtë kjo sic i lau të gjitha mëkatet që kishte bëre vetë dhe ish LSI-ja e tij vetëm me një lëvizje, duke ndrruar ngjyrën e “xhaketës” dhe fap, nga “bubullimat” e shumta që gjëmonin kudo, u gjënd në një qoshe të ngrohtë, në atë të Partisë së Lirisë, ku kujton se e pjek dielli, qetë qetë.. Por kjo e kohëve të fundit, është më e rënda, më e paimagjinueshmja, është ajo që nuk kapërdihet dhe duket qysh atje që “luani” vetëm “hungurrin”, skerrmit dhëmbët, turfullon.. Dicka i djeg..! Kjo, është e dyta, mbas zbatimit të metodave të sigurimsave me këputje që të gjithë i hedh “nockdoën” dhe turfullimit.!. .. E treta.
Edhe këtu, nuk flet hapur dhe me emra konkretë, por vetëm me kode si “Gruaja e Bilalit”, “Spurdhjaku i Rilindjes”, “Ligjet që ka hartuar për mua Ramaforma, do t’ja fut atje ku s’e pret”, “Ramaforma” , Ramovici” , “Tao-Tao”e sa e sa të tjera, metoda këto tipike të ish sigurimit të shtetit. Është e vërtetë që unë , as nuk di as nuk kam fakte, por I.M-ja e thotë vetë, jo ,me gojë por me veprat e tij. Të them të drejtën, nuk është gjë e mirë për cilindo qytetar, që të mos dijë emrin e ish Presidentit të fundit. Tash së fundi po na del që nuk e paska patur mbiemrin “Meta”, por Metaj” Tamam tamam si ata që janë në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe në rast se i kapin përgjigjen e kanë në majë të hundës, “Unë, nuk jam Marija, jam Marina”. Hane fshat, hane Bagdad!
Kjo, as atë dymetroshin e tij që i qëndron në krah nuk e bën pr të qeshur, që edhe ky flet po atë gjuhë, po atë fjalor që flet edhe I,M-ja. Këtë gjuhë flasin të gjithë ata që i qëndrojnë I.M-së nga mbrapa, edhe disa femra të Lirisë”!. E dyta, pse ky nuk është ankuar ndonjëherë për mbiemrin e tij që ja deformonin dhe nuk shqetësohej njëherë? Mundet të mos ja dish emrin një shoku megjithse qëndron bashkë gjithë kohën, por jo një burri shteti i njohur edhe ndërkombëtarishtët, që ka qënë gjithmonë “Kapo” edhe Kryemimistër, edhe Zv/ Kryeministër edhe Ministërnë i jashtëm e i ekonomisë, edhe Kryetar Kuvëndi edhe President.
I ka ikur kohët e fundit, edhe zërri edhe figura, edhe qetësia edhe dashuria dhe del jo pak, por disa herë në ditë në ekranet e televizioneve e hidhet në sulm për të trëmbur “Zëmërlepujt” të cilët nuk e dinë që ky “Zëmërluan’ të këput në mes edhe sikur të jesh ndonjë dymetrosh e ca i gjatë. Nuk ka ndonjë vuxhut të madh që ta mbush syrin, përkundrazi, është i shkurtër, por i larë me flori dhe aq më tepër, që ka perfeksionuar më së miri metodat e sigurimsave që në fillim të neutralizon nga ana psiqike me egërrsinë e tij si “zëmërluan”, të paralizon vetëm me një goditje në mes, më pas, me një lëvizje të hedh me tuc, të rrëmben e të flak si një top lecke, edhe sikur të jesh ndonjë dy metrosh i gjatë, sepse na fund të fundit, ai zotërron mjaft mirë metodat që zbatonte ish Sigurimi i shtetit..
Askush nuk është më i fuqishëm nga “Rikardzëmërluani”, të gjithë, janë vetëm një “shtangë” 2 kg, që ai të hedh atje ku të mos dalësh më. Po mirë more “Zëmërlepuj”që për vehten tuaj nuk mendoni që një ditë do të përfundoni në dhëmbët e “Rikardit të Madh”, por të paktën t’ju vijë pak keq për Shqipërinë, të cilën edhe atë do ta hedhi me tuc ! A e dëgjoni si thotë “do të hedh qeverinë Rama, do të destabilizoj vëndin, do të bëj revolucion”? Pse juve të Rilindjes apo të Partisë Demokratike e të kujtdo që jeni, nuk mendoni për të mirën e përgjithshme për Shqipërinë, por e vendosni Shqipërinë mes dy “vatrave të zjarrit”?
Njëra “vatër zjarri” është Saliu që kërcënon me “mosbindje civile” dhe tjetri me destabilizim.! Prandaj, nëqoftëse ju dhimbset Shqipëria, shpëtojeni I.M-në dhe thuani që nuk është I.M por I.M-aj, tregohuni pak “finokë” , bëni një “lëshim” për hir të Shqipërisë, për ta shpëtuar atë nga kjo “Hata” sepse po e hodhi edhe Shqipërinë me “tuc” iku e vate integrimi e do të mbetemi përsëri atje ku “vaj vatani e mjerr mileti”!.
“Pranoni” që “Rikard Zëmërluani” nuk ka qënë spiun i sigurimit, sepse për hir të së vërtetës, të gjithë jeni fajtorë për mos hapjen e atyre dosjeve vetëm e vetëm që t’ja mbanit njëri tjetrit “vëth në vesh” dosjen e ish sigurimit, që kur të vinte puna, ta vendosnit para fakteve!. Këto, janë të papranueshme por, nuk gjetët ndonjë “lepur” që ta trëmbnit pak dhe atij t’i binte të fikët menjëherë dhe të vinin mënd të tjerët por gjetët një “Luan” që nuk tundet .nga vëndi dhe as më shumë e as më pak, hapët”varrin” me duart tuaja. Ka edhe një problem tjetër që ju bën juve rilindasve të frikësoheni, kur thotë: “Do të shihni këtej e tutje se c’farë bëmash keni bërë juve, me inceneratorët me korrupsionin, me krimin, etj etj të gjitha këto, unë i besoj sepse ai di jo pak por din shumë sepse ka qënë në majë të Piramidës dhe i ka parë të gjithë nga lart poshtë që juve këni parë nga poshtë lart.
Ajo që dihet mirë tashmë, është që qysh kur Saliu i Parë erdhi në pushtet, akti i parë që bëri i dogji të gjitha dosjet e ish sigurimit të Shtetit, ashtu si i dogji edhe hipotekat që për hir të së vërtetës duhet të themi që Diktatura i mbajti ato megjithse edhe mund t’i digjte, por ajo nuk e bëri atë që bëri Saliu. Por, si është e mundur që Dosja e I.M-së qëndroi ashtu si ishte?
Pse kaq i paaftë është treguar Rikard Zëmërluani? I rroftë që ka qënë në të gjitha funksionet e Larta të Shtetit? Hamëndësitë të gjitha të cojnë atje që këtë “të mirë”, ja ka bërë Saliu që i ka shpëtuiar dosjen që të mos i digje. Sot, të dy këta, po lidhen “besa besë” por nuk është lidhje e tillë sepse asgjë nuk i bashkon përvec interesit dhe hallit që e kanë të njëjtë. Po nesër kur, mos e dhëntë Zoti, të ndahen a do të gjejnë fjalë të akuzojnë njëri tjetrin, përderisa të gjitha edhe më të këqijat, i kanë konsumuar? Në fund unë do të jap një mendim për “Luanin”, që të mos tundet nga “istikami”.