osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ministria e Brendshme i jep të dënuarit me burg tender 2.5 miliardë lekë për ushqimin në Akademinë e Policisë

Ministria e Brendshme i jep të dënuarit me burg tender 2.5 miliardë lekë për ushqimin në Akademinë e Policisë

Ministria që gjurmon dhe lufton krimin, ia dha tenderin me Certifikatë Sigurie false biznesmenit, kur sipas ligjit, personat e dënuar nuk lejohen as të futen brenda institucioneve ushtarake e jo të ofrojnë ushqim për trupat studentore policore e të kryejnë marrëdhënie ekonomiko-financiare me to. Ndërsa biznesmeni i dënuar Nikolin Jaka, i firmës “SORI-AL Shpk”, ka të drejtë të futet lirshëm për 3 vite te zona policore

Ndërkohë që jepet alarmi edhe nga NATO e EUROPOL, për zbatimin e ligjit të sigurisë në institucionet, njësitë, bazat e shërbimet ushtarake, vetë Ministria e Brendshme e shkel hapur këtë ligj në një nga qendrat policore, duke krijuar marrëdhënie punësh me persona të dënuar me burg.

Konkretisht, më 15 Gusht 2022, Ministria e Brendshme, nëpërmjet Agjencisë Shtetërore të Prokurimeve të Përqëndruara, që është strukturë në vartësi të plotë e të vetme nga Ministri Bledar Çuçi, i ka dhënë një tender me vlerë 2.5 miliardë lekë firmës “SORI-AL Shpk”.
Pronar i kësaj firme është shtetasi Nikolin Jaka, me dosje penale ‘i arrestuar e dënuar burg për falsifikim, mashtrim dhe korrupsion me tenderët e rrugëve në vitin 2008, kur ka qenë Zv/Ministër i Transportit dhe Punëve Publike’.

Sipas ligjit “Për prokurimet Publike, personat e dënuar penalisht, me çfarëdo mase të formës së prerë, nuk duhen pranuar në tendera shtetërorë, as për lyerje, pastrim pusetash e vaditje lulesh”.

Madje para fillimit të tenderit, autoriteti kontraktor e ka detyrim, që çdo biznesmeni t’i kërkojë “Dëshmi Penaliteti”, por dhe Certifikatë Sigurie, kur tenderi është për punime e shërbime nëpër Ministrira e institucione të sigurisë.

Në rastin konkret, firma “SORI-AL Shpk” e të dënuarit Nikolin Jaka, jo vetëm ka marrë tender nga Ministria e Brendshme, me vlerë 2.5 miliardë lekë e për 3 vite, por objekt i këtij tenderi, është furnizimi me ushqim të gatshëm i studentëve të Akademisë së Policisë.

Nuk themi, që Nikolin Jaka do helmojë studentët e policisë, sepse ai është mik punësh me ortakun trafikant Roland Ziu, të Ministrit Çuçi; por thjeshtë, këtë shërbim specifik me risk jete, ligji nuk lejon ta bëjnë persona të dënuar apo që janë nën hetim për krime të çdo lloji.
Mirëpo Ministri Bledar Çuçi e lejoi vartësin e tij Endri Mullai, të Agjencisë së Tenderëve, që shërbimin e gatim-furnizimit të ushqimit për studentët e Akademisë së Policisë, ta bëjë firma “SORI-AL Shpk”, me pronar të dënuar me burg.

E sikur të mos mjaftonte kjo shkelje e rëndë e ligjit për sigurinë në institucionet policore, tenderi është dhënë pa garë e me 99.99% të fondit limit, kur sipas ligjit, për prokurimet në vlera të mëdha, tenderi nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen e 3 firmave.

Sipas burimeve që ka “Pamfleti”, Ministria e Brendshme ka futur në dosjen e tenderit, Dëshmi Penaliteti e Certifikatë Sigurie false të pronarit. Më tej, këtë skandal le ta hetojë SPAK. / Pamfleti