Një dramë të vërtetë po përjetojnë dhjetëra emigrantë të cilët udhëtonin me një anije në drejtim të Italisë.
Anija e tyre u prish dhe më pas era e spostoi në detin Jon ku ata ndodhen aktualisht.
Në anije nuk ka as ujë, as ushqime e mbi të gjitha mjeti lundrues ndodhet në rrezik pas defektit të pësuar.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për rreth 85 refugjatë politikë, kryesisht nga Irani dhe Iraku, u nisën për në Itali për të kërkuar azil politik, por filluan të tërhiqeshin në detin Jon nga era, kur anija e tyre pushoi së punuari.
I afërmi i një prej refugjatëve në anije ka thënë kushëriri i tij, i cili u dënua me 98 vjet burg në Turqi ishte gjithashtu në bord.
Ai shtoi se refugjatët duhej të telefononin rojet bregdetare greke. Një anije mbërriti, por nuk pranoi t’i ndihmonte, duke i lënë refugjatët duke lundruar në det të hapur në anije. Mes tyre kishte gra dhe fëmijë që nuk kishin qasje në ujë apo ushqim për dy ditët e fundit.
Edhe pse i afërmi përmendi shumë OJQ, nuk mundi të merrte një reagim të menjëhershëm.