Ndërroi jetë me 26 gusht 1938, nje prej shkrimtareve me te medhenj te letersise Shqipe, Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni
Lindi në Shkodër më 13 tetor 1911. Pas kryerjes së shkollës fillore, gjysmë të mesme dhe seminarit ortodoks, punoi si mësues në fshatin Vrakë, në Shkodër dhe në Pukë. Migjeni solli elemente të reja në letërsinë shqipe, sidomos në pasqyrimin ekzistencial të jetës së njerëzve të varfër.
“Vargjet e lira” është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa “Novelat e qytetit të veriut” përmbledhje e prozave, të cilat u botuan vetëm pas vdekjes. Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës, që spikatën amo ralitetin kohor, absurditetin e zakoneve të përçudnuara, injorancën e regjimeve despotike.
Ndër vjershat më të spikatura mund të përmenden “Të birtë e shekullit të ri”, “Recital i malësorit”, “Kanga e rinisë”, etj. Ndërsa në prozë, “Luli i vocërr”, “Legjenda e misrit”, “… bukën tonë të përditshme falna zot”, etj.
Në dhjetor 1937, ai niset për në Itali, për t’u kuruar në senatoriumin San-Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku dhe në një qetësi hyjnore ndërroi jetë me 26 gusht 1938