Artisti i famshëm dhe ikona e muzikës turke, Ibrahim Tatlises ditën e djeshme (e enjte) pësoi një aksident trafiku teksa po shkonte në Bodrum për të mbajtur koncert.
70-vjeçari dërgua në spital megjithatë përkundër frakturave në shputa ai arriti të mbante koncertin e paralajmëruar duke u shfaqur në skenë me karrocë dhe këmbë të fashuara.
Në mesin e të pranishmëve për të ndjekur këtë performancë të veçantë të Tatlises ishin edhe çifti i njohur shqiptar, këngëtari Robert Berisha me të dashurën e re, Laureta Maqëdonci.
Dyshja që po shijojnë pushimet romantike në Turqi kanë postuar pamje nga performanca e këngëtarit turk përmes llogarinë të tyre përkatëse në Instagram.
Nga koncerti, Roberit ka publikuar edhe video ku partnerja e tij shihet teksa vallëzon dhe duket atraktive e veshur në një fustan të zi elegant.
Kujtojmë që muaj më parë Roberti bëri publike lidhjen me bukuroshen nga Prishtina dhe që nga ajo kohë daljet e tyre publike kanë qenë të shpeshta.
Berisha më parë ishte i martuar me këngëtaren e njohur, Nora Istrefin me të cilën ka një vajzë, Renee. /Telegrafi/