Nga Bashkim Kozeli
Mos u çuditni që po më shihni të gjallë… Sapo kam zbrit prej qiellit… Zoti më dërgoi tek ju e më tha : “Atje poshtë, ballkanasit e tu po duen me u bashku me Europën. Shko pagëzoi me frymën tande dhe jepu bekimin tim!”.Ndonji mund të më pyesë : Pse Zoti më zbriti tek ju dhe jo në Indi ku kam shërbye tanë jetën, e atje kam vorrin.Në Indi vërtet kam eshtnat , po Zoti e din se shpirtin e kam këtu, në oborrin e Europës, në Ballkanin tim. Se Diellin këtu e kam pamun së parit….
Edhe Jezusin, ma së pari, nuk e kam pamun atje, në ftyrat e vorfna të inidainve, por këtu, qysh fëmi, tek plaka Markone, që jetonte e vetmueme dhe që nanlokja e sillte të hante dreke e darke rregullisht në shtëpinë tonë.. Jezusin e kam pamun tek nji, ajo grueja e ve, që rropatej ditë e natë për me mbajt gjashtë fëmitë , dhe nanlokja më dërgonte t’i çoja pako me ushqime. Dhe kur e veja vdiq , jetimët u rritën me ne, me mue,motren Age e vlla Lazrin…Këto gjana andej, nuk i din kush..
Dhe njerëzia çuditet qysh arrita me hap nëpër botë 600 shtëpi bamirësie për me u shërbye fatkeqve..Gjithandej mund të çuditen, por jo këtu , ku Europa e din se bashkëkombsit e mi kanë mbajt me bukë qindra rob të luftës e të Zotit, kanë shpëtue nga kthetrat e Satanait mijra çifutë dhe kanë ngrohun n’ votrat e tyne qindra-mijra vllazën e motra , kur i përzunë prej trojeve të tyne. Të tjerë mund të çuditen se si unë katolikja, kam bekue muslimanë, indu, çifutë, protestantë, ortodoksë.. Por Europa nuk çuditet, se në Ballkanin tem lulëzojnë të tana besimet. E pra, unë nuk jam veç fryt i Pemës ballkanase në kopshtin e Europës, me kokrra të ambla e të hidhuna, me virtytet dhe krenarinë fisnike…
Atë ditë që këtu në tokë shpallët shenjtërinë time , atje lart u mblodh Pleqnia e Perëndive . Se edhe atje ka burokraci. Pleqnia asht e përbame prej Perëndive të lashta pellazge, greke, romake… Ndërsa , Abrahami, Buda, Jezusi e Muhamedi ishin vëzhgues… Mbledhja ishte e rreptë , m’u duk si gjyq. – Ç’vepra te shenjta ke bërë ?- më pyeti kryetari.- Punë të vogla me dashuri të madhe,- i thashë.- Kam qenë vetëm nji kalem në dorën e Zotit…U ngrit Jezusi dhe numëroi gjithë ç’kisha bamun për të vorfnit, të sëmurët e të braktisunit. – Dhe çfarë, u dashka ta quajmë shpëtimtare ?!..
Të vorfnit, të braktisurit e të sëmuret tash janë shtue ma shumë… – tha Kryetari i Pleqnisë.- Të varfër e të sëmurë do të ketë gjithmonë, por kjo u dha shpresën dhe dashurinë e Zotit..- foli Jezusi.- Flet kështu se është e besimit tënd…-qortoi kryetari. – Nanë Tereza nuk më përket vetëm mue, por të tana besimeve- kundërshtoi Jezusi.. – Ja, pyesni edhe Abrahamin , Budën e Muhamedin…- Nuk bindemi, duam fakte…-kambnguli pleqnia. Atëher ndodhi ajo që nuk e prisja..Edhe Muhamedi, edhe Buda, edhe Abrahami sollën nga një engjëll si dëshmitar, që i kisha bekue unë…. Muhamedi solli Ismailin, Buda – Xhavaralhun dhe Abrahami – Anitën .. Kur dëgjuan dëshmitë e këtyre të treve, kryetari më pyeti i prekun: – Si e ke emrin ? Nanë Tereza e Kalkutës ose Gonxhe Bojaxhiu. – Nga ke ardhur ? – Nga India. – Nuk ka në Indi me emrin Gonxhe. – Jam shqiptare, lindun në Ballkan – i thashë. Sapo ndigjuen fjalën Ballkan , më panë me përbuzje dhe u ba nji zhurmë e madhe ..
Kryetari iu hakërrua Jezusit :- Do ta besoja ngado që ta sillje frymën e dashurisë tënde, o Jezus, por jo prej Ballkanit… Atje ka vetëm urrejtje. !. … – Jo , o Perëndi të lashta !-u thashë- .Në Shkupin e Ballkanit, ku unë jam rritun, nuk jena urrye!.. Aty jetojnë edhe shqiptarë, edhe maqedonas, edhe grekë, edhe serbë, edhe vllehë, edhe romë, edhe çifutë..Dhe jena dashtë si motra e vllazën. Pysni, po deshët shoqet e mia Jovankën, Eftikinë, Spassevskën, Rukijen e Fatmën…I keni në Parajsë. .. – Nuk na e mbush dot mendjen, ti, moj Terezë e Kalkutës dhe Gonxhe e Ballkanit. –ngriti zërin Kryetari. Pas tij shpërthyen perëndite e tjera.- Jo, jo, kurrë shenjtore prej Ballkani ! – Atje janë mësuar vetëm me luftra. – Atje e kërkojnë dhe e shkaktojnë vetë rrezikun..- Atje, kush nuk urren , është i huaj dhe i përbuzur…
Nuk di nga gjeta guximin e thirra me të madhe tanë trishtim:
Mos me miratoni për shenjtore, por, të paktën, më ndigjoni, o Perëndi të lashta!… Përse mbani mend vetëm urrejtjet e lufrtat?… Përse nuk kujtohi ç’dritë kanë dhanë ato troje? Perse harroni që,teksa ju grindeshit me njani-tjetrin këtu lart, atje lulëzonte mirëkuptimi e demokracia ?..Po ju vetë, o Perëndi të lashta, në ç’djep jeni përkundun dhe kush ju ka rritun?…Harroni se nji aj Ballkan ju ka bamun Perëndi ?..Qysh flisni kështu për vendlindjen tuej?.
Jo, nuk due, nuk due bekim prej jush ! Ju hidhni baltë mbi Nanën tuej !.. Nji kshtu iu fola e ika prej tyne, duke i lane t’ shtangun si statuja…Nuk di sa u vërtita nëpër qiellin e mjegullt, e fyeme dhe e lëëndueme…Ika dhe pyesja veten :“ Si vallë ?!.. Edhe perënditë qënkan mosmirënjohese ?!.”. Brita e brita fort në kupë të qiellit: “O Zot , ku je ?… Vetëm Ty të besoj !” Befas ndiva zanin e Tij: “Bija ime, Perënditë kanë të drejtë…Dy luftrat e asaj bote, në Ballkan kanë fillue…
Prej aty u nis edhe ballkanasi i moçëm, Aleksandri i Madh, që pushtoi botën me urrejtje dhe mbolli vdekje e plagë gjer në Indinë e largët… Andaj të dërgova Ty prej Ballkanit në Indi, bija ime, që të shëroje plagët e luftrave dhe të pushtoje botën vetëm me Dashuri..Shko, shko dhe bekoi vendëthit e tu me frymën tënde! “. Dhe, ja, unë erdha…Erdha se besoj në zemrat tueja fisnike e jo në mllefet e disa mendjeve të prishuna..Kam ardh jo si shenjtore, por si bija juej…Dhe një bije, kur vjen prej rrugës së largët, puth pragun e shtëpisë..(bie në gjunjë dhe puth tokën, ngre kryet dhe ben kryqin, duke u lutur:
Shenjtorja Tereze: O vendthit e mi ballkanas, ju përgjërohem, lëshojini në oborret tueja fëmijt shqiptarë, grekë malazez, kroatë, serb, maqedonas dhe lërini të lozin me njani -tjetrin..
– Punë të vogla me dashuri të madhe,- i thashë.- Kam qenë vetëm nji kalem në dorën e Zotit… U ngrit Jezusi dhe numëroi gjithë ç’kisha bamun për të vorfnit, të sëmurët e të braktisunit. – Dhe çfarë, u dashka ta quajmë shpëtimtare ?!..Të vorfnit, të braktisurit e të sëmuret tash janë shtue ma shumë… – tha Kryetari i Pleqnisë. – Të varfër e të sëmurë do të ketë gjithmonë, por kjo u dha shpresën dhe dashurinë e Zotit..- foli Jezusi.- Flet kështu se është e besimit tënd…-qortoi kryetari.- Nanë Tereza nuk më përket vetëm mue, por të tana besimeve- kundërshtoi Jezusi.. –
Ja, pyesni edhe Abrahamin , Budën e Muhamedin…Nuk bindemi, duam fakte…-kambnguli pleqnia. Atëher ndodhi ajo që nuk e prisja..Edhe Muhamedi, edhe Buda, edhe Abrahami sollën nga një engjëll si dëshmitar, që i kisha bekue unë…. Muhamedi solli Ismailin, Buda – Xhavaralhun dhe Abrahami – Anitën ..Kur dëgjuan dëshmitë e këtyre të treve, kryetari më pyeti i prekun:- Si e ke emrin ? – Nanë Tereza e Kalkutës ose Gonxhe Bojaxhiu.- Nga ke ardhur ? – Nga India.
– Nuk ka në Indi me emrin Gonxhe. – Jam shqiptare, lindun në Ballkan – i thashë. Sapo ndigjuen fjalën Ballkan , më panë me përbuzje dhe u ba nji zhurmë e madhe .. Kryetari iu hakërrua Jezusit : – Do ta besoja ngado që ta sillje frymën e dashurisë tënde, o Jezus, por jo prej Ballkanit… Atje ka vetëm urrejtje. !. .. – Jo , o Perëndi të lashta !-u thashë- .
Në Shkupin e Ballkanit, ku unë jam rritun, nuk jena urrye!.. Aty jetojnë edhe shqiptarë, edhe maqedonas, edhe grekë, edhe serbë, edhe vllehë, edhe romë, edhe çifutë..Dhe jena dashtë si motra e vllazën. Pysni, po deshët shoqet e mia Jovankën, Eftikinë, Spassevskën, Rukijen e Fatmën…I keni në Parajsë. .. – Nuk na e mbush dot mendjen, ti, moj Terezë e Kalkutës dhe Gonxhe e Ballkanit. –ngriti zërin Kryetari. Pas tij shpërthyen perëndite e tjera. – Jo, jo, kurrë shenjtore prej Ballkani !- Atje janë mësuar vetëm me luftra. Atje e kërkojnë dhe e shkaktojnë vetë rrezikun..Atje, kush nuk urren , është i huaj dhe i përbuzur..
Nuk di nga gjeta guximin e thirra me të madhe tanë trishtim :
Mos me miratoni për shenjtore, por, të paktën, më ndigjoni, o Perëndi të lashta!… Përse mbani mend vetëm urrejtjet e lufrtat?… Përse nuk kujtohi ç’dritë kanë dhanë ato troje? Perse harroni që,teksa ju grindeshit me njani-tjetrin këtu lart, atje lulëzonte mirëkuptimi e demokracia ?..Po ju vetë, o Perëndi të lashta, në ç’djep jeni përkundun dhe kush ju ka rritun?…Harroni se nji aj Ballkan ju ka bamun Perëndi ?..Qysh flisni kështu për vendlindjen tuej?. Jo, nuk due, nuk due bekim prej jush ! Ju hidhni baltë mbi Nanën tuej !..Nji kshtu iu fola e ika prej tyne, duke i lane t’ shtangun si statuja…
Nuk di sa u vërtita nëpër qiellin e mjegullt, e fyeme dhe e lëëndueme…Ika dhe pyesja veten :“ Si vallë ?!.. Edhe perënditë qënkan mosmirënjohese ?!.”. Brita e brita fort në kupë të qiellit: “O Zot , ku je ?… Vetëm Ty të besoj !” Befas ndiva zanin e Tij: “Bija ime, Perënditë kanë të drejtë…Dy luftrat e asaj bote, në Ballkan kanë fillue…
Prej aty u nis edhe ballkanasi i moçëm, Aleksandri i Madh, që pushtoi botën me urrejtje dhe mbolli vdekje e plagë gjer në Indinë e largët… Andaj të dërgova Ty prej Ballkanit në Indi, bija ime, që të shëroje plagët e luftrave dhe të pushtoje botën vetëm me Dashuri..Shko, shko dhe bekoi vendëthit e tu me frymën tënde! “. Dhe, ja, unë erdha…Erdha se besoj në zemrat tueja fisnike e jo në mllefet e disa mendjeve të prishuna..Kam ardh jo si shenjtore, por si bija juej…Dhe një bije, kur vjen prej rrugës së largët, puth pragun e shtëpise..(bie në gjunjë dhe puth tokën, ngre kryet dhe ben kryqin, duke u lutur:
Shenjtorja Tereze: O vendthit e mi ballkanas, ju përgjërohem, lëshojini në oborret tueja fëmijt shqiptarë, grekë malazez, kroatë, serb, maqedonas dhe lërini të lozin me njani -tjetrin.. Gëzimi dhe hareja e tyne, kanë me ju ba të turpnoheni…Në doni me gjet dashuni, shikjoni tek tjetri vet-veten… At`here keni me pamun si motra Europë ka me ju përqafue si vllaznit e vet! Ju lutem, ju përgjërohem, si bija juej! Qofshi të bekuem!…