Tre persona të dyshuar janë ndaluar nga policia në lidhje me grabitjen e Prokurorisë së Durrësit dhe po merren në pyetje nga hetuesit. Ndalimi i tre autorëve të dyshuar është bërë me urdhër të organit të Akuzës, ku mes tyre është edhe një roje.
Njoftimi i policisë:
U bë ekzekutimi i urdhrit ndalimit të Prokurorisë për shtetasin Nias Lena, 56 vjeç banues në lagjen Nr 15 Durrës, me punë roje tek SH.P.S.F Frideus Secyrity. Neni 248 K.P. u bë ekzekutimi i urdhër ndalimit të Prokurorisë për shtetasit:
1-Artur Isa, 48 vjeç banues në Sukth i Ri Durrës.
2- Besnik Bushi 54 vjeç, banues në lagjen Nr 7 Durrrës, sepse dyshohet se gjatë natës janë futur në Zyrat e Prokurorisë Durrës, dhe dyshohen se janë autorë për veprat penale “Ndërhyrje në sistemin kompjuterik dhe zhdukje apo humbja e fashikullit, parashikuar nga Nenent 293/c/2 dhe 313/A-25 K.P.
Policia ka shoqëruar disa të dyshuar gjatë natës deri në mëngjes për grabitjen e organit të Akuzës, ku mes tyre janë dhe dy personat, që mendohet se janë autorët e bastisjes së Prokurorisë. Dy autorët e dyshuar të grabitjes janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Durrësit.
Prokuroria e Durrësit u grabit një ditë më parë, ku u vodhën disa dosje korrupsioni në zyrën e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu, si dhe u morën pajisje elektronike në dhomën e serverit të kamerave të sigurisë.