Ilir Daja arrinë të kualifikojë në grupet e Conference League ekipin e Ballkanit, pasi triumfoj me shifrat e përgjithshme (3-1), kundër Shkupit në fazën e “Play Off”. Daja e përsërit këtë sukses për herë të dytë, pasi më herët arriti të kualifikohej me Skënderbeun në Europa League.
Daja është shprehur pas ndeshjes me nota entuziazmi për këtë “dopietë” të tij në Kupat e Europës. Më poshtë mund të lexoni fjalët e trajnerit të Ballkanit Ilir Daja.
“Çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Ne kemi dalë përtej qytetit, sot kemi përfaqësuar edhe futbollin e Kosovës. Sigurisht që kartoni i kuq e ndryshoi rrjedhën e lojës. Ai karton i kuq na lehtësoj pak. Shkupi tërhiqej mbrapa dhe dëshironte të kundërsulmonte.
Ne gjatë gjithë kohës e mbajtëm topin që ta lodhim kundërshtarin. Asnjë ekip nuk na ka dominuar në Prishtinë. Edhe me ndeshjen e sotme. Këta lojtarë është e tërë merita e tyre.
Serioziteti dhe qëndrueshmëria besoj që me kanë udhëhequr në rrugëtimet e mia në Europa League dhe në Conference League. Shpresoj të bëhemi më të fortë dhe më të mirë. Ne do të tregojmë lojë të mirë dhe besoj që do bëjmë mirë në grupe”.