Boksieri shqiptar Florian Marku shpallet kampion për titullin WBC Silver. Marku u përball me meksikanin Miguel Parra Ramirez, një duel që zgjati 10 raunde e që bksieri shqiptar e fitoi me pikë.
Vlerësimet e gjyqtarëve ishin këto (77-72, 77-72, 75-74).
RAUNDI I PARË- Raundi i parë ishte i ekulibruar me të dy boksierët që thjesht studiuan njëri-tjetrin.
RAUNDI I DYTË- Marku u bë më agresiv dhe ia del të shtyjë në litarë kundërshtarin e tij, teksa përpiqet që ta godasë me të majtën e tij disa herë, por nuk e gjen të hapur.
RAUNDI I TRETË- Edhe raundi i tretë foli për Florian Markun i cili mund të kishte mbyllur ndeshjen, por kundërshtari rezistoi në sekondat e fundit.
RAUNDI I KATËRT-Në raundin e katërt vetëm pak sekonda dhe Ramirez është në tokë. Gjyqtari numëron edhe pse meksikani pretendon se është shtyrë. Më pas të dy boksierët përplasen kokë më kokë dhe Marku pëson një të çarë në vetull.
RAUNDI I PESTË- Ramirez kërkon të përfitojë nga gjakosja e Markut. Por boksieri shqiptar gjen mundësinë të kundërpërgjigjet dhe ndal ofensivën e meksikanit.
RAUNDI I GJASHTË- Edhe raundi i gjashtë foli për boksierin shqiptar, pavarësisht se lodhja u ndje te dy boksierët
RAUNDI I SHTATË- Një raund i ekulibruar me dy boksierët dhanë grushte të lehta
RAUNDI I TETË- Florian Marku bie në tokë, meksikani tregohet i ashpër me grushtet e tij
RAUNDI I NËNTË– Sulme nga Marku në këtë raund. Megjithatë, të dy boksierët janë më të kujdesshëm për të evituar një goditje që mund të ishte fatale.
RAUNDI I DHJETË- Ishte i ekulibruar me të dy boksierët që kishin frikë të hidheshin në aventurë.