Durrësi është vendi, që jo vetëm ka prodhuar bandat me të përgjakshme kriminale, por dhe qendër e rrezikshme e trafiqeve në Mesdhe sidomos e trafikut të heroinës dhe kanabisit. Po ashtu shumë hetime e dosje të rëndesishme krimi e korrupsioni për shkak të procedurave janë shpërngulur në qytetin e rëndësishem bregdetar, pa përmendur hetime të zyrtareve vendorë.
Kjo situatë ka bërë që të ndodhin në seri dy ngjarje të rënda pikërisht në Durrës. Vjedhja e postës sekrete dhe tani bastisja brenda zyrave të prokurorisë. Të tilla vepra nuk kanë ndodhur në Siçlinë e viteve ’30.
Pa përmendur përgjegjësinë politike duhet të theksohet nuk kemi të bëjmë me një rast sporadik vjedhjeje, por me nje grup të ristruktuaruar kriminal që e ka trupin dhe trurin në Prokurorinë e Shtetit.
Fakti i lëvizjeve në drejtim të grupit kriminal të Adriatik Llallës nga Arta Marku ka prishur ‘status quone’ dhe ka ngjallur frikë nga mafja, që po ndërmerr hapa të dhunshëm. Ditë me parë e kemi paralajmëruar zonjën Marku se duhet të ushtronte kompetencat e saj për të pastruar administratën pasi këtë tager ja jep ligji.
Ajo u mjaftua me ndërrimin e shoferit e rojeve të saj ndërkohë që e gjithë administrata e Prokurorisë së Shtetit është një fole kriminale. Që nga roja e derës e deri të drejtuesit, që nga zdrukthtari deri te shoferi i postës sekrete janë të afërm të kryebanditit Adriatik Llalla.
Njerëzit që kanë vjedhur miliona euro në tenderat e Prokurorisë dhe disponojnë vila e apartamente sot akoma drejtojnë financat e Arta Markut. Mirë prokurorët nuk i heq dot po administraten që jo vetem është e korrutuar por dhe shërbëtore e krimit nuk e lëviz dot znj.Marku?
Arta Marku është padyshim një personalitet me integritet por në emër te ligjit dhe të shtetit nuk mjafton ndershmëria individuale. Ajo më dorë të hekurt duhet të veprojë ndryshe do i ketë borxh qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, të cilët kishin varur shumë shpresa te ajo./Pamflet