osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pyetje për Ilir Metën: Kur e bëre drejtor antikorrupsioni Arben Krajën, a e dije që ishte hetues i komunizmit?

Pyetje për Ilir Metën: Kur e bëre drejtor antikorrupsioni Arben Krajën, a e dije që ishte hetues i komunizmit?

Prokuroria e Elbasanit tha se mënyra se si reaguan dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas ndaj ushtarëve shqiptarë dhe më pas përpjekja për t’u arratisur e shtynë në dyshimet se nuk bëhej fjalë për blogerë, por për spiunë.

Edhe mënyra e reagimit të Ilir Metës ndaj SPAK pasi ky i fundit ka nisur hetimet për kallëzimet e depozituara nga ish-deputeti Halit Valteri është pak e shumë e njëjtë, pavarësisht se vjen në forma të tjera.

Nëse rusët e ukrainasi u përpoqën të largohen, Ilir Meta zgjodhi të sulmojë kreun e SPAK, Arben Kraja dhe reformën në drejtësi. Krajën e quajti ‘spurdhjak partie’ dhe reformës në drejtësi iu rikthye ta cilësojw si “Ramaformë”.

Por, le të ndalemi të sulmet ndaj Arben Krajës. Kraja është në muajt e fundit të drejtimit të SPAK-ut dhe bilanci në këtë mandat 3-vjeçar të tij nuk është në pritshmëritë e publikut. Ai është kritikuar për heshtjen përballë dosjeve të bujshme që ka në sirtarë, që nga 21 janari, Gërdeci, dosja Cez-Dia e deri te dy kallëzimet e fundit të dorëzuara nga Halit Valteri.

Në një pjesë të mirë të këtyre dosjeve del emri i Ilir Metës, të cilin e ka pasur epror në 2001-2002, kohë kur drejtonte strukturën antikorrupsion në qeverinë e drejtuar nga Meta. Sot, më shumë se 20 vite më vonë, Ilir Meta i drejtohet përmes bashkëpunëtorëve të tij Arben Krajës duke i kujtuar se ka qenë hetues në kohën e regjimit komunist.

“Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij? Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit. Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë”, shkroi Silva Caka, koordinatore për mediat në Partinë e Lirisë.

Është e çuditshme se si Ilir Meta e zbuloi pas 20 e ca vitesh se Arben Kraja paska qenë hetues i regjimit. A nuk e dinte këtë kur e caktoi në krye të njësisë antikorrupsion në qeveri dy dekada më parë?

Punën në këtë njësi, Kraja e pasqyron edhe në CV-në e tij. Ai thotë se nga marsi i 2001-it deri në maj të 2002-it ka punuar si drejtues i Njësisë Antikorrupsion pranë Kryeministrit të asaj kohe dhe Kryeministër në pjesën më të madhe të kohës ka pasur Ilir Metën.

Meta e ka mbajtur këtë post nga nëntori i 1999-s deri në shkurt të 2002-it. Pra, tre muaj pasi Ilir Meta iku nga posti i Kryeministrit, largohet nga pozicioni i drejtuesit të Njësisë Antikorrupsion edhe Arben Kraja.

Pozicioni i Krajës kategorizohet si nëpunës civil, pra post apolitik, prandaj arsye e largimit të tij fill pas largimit të Ilir Metës ngre dyshime se në këtë post ai është vendosur dhe mbajtur me bekimin e Metës. Në CV-në e tij, Kraja thotë se gjatë këtyre muajve në detyrë ka hartuar strategjinë e parë antikorrupsion të qeverisë.

Se sa e suksesshme ishte kjo strategji kjo ha debat, për faktin se qeverisjet e Ilir Metës dhe më pas e Fatos Nanos janë akuzuar si ndër më të korruptuarat në vend. Kompetencat e drejtorit të Njësisë Antikorrupsioni pranë Kryeministrit përfshijnë koordinimin e të gjitha institucioneve të varësisë së Qeverisë dhe informimin periodik të Kryeministrit mbi politikat, planet dhe vendimet që lidhen me luftën kundër korrupsionit.

Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe, Arben Kraja ka raportuar te Ilir Meta për luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë, një këshillë për Ilir Metën: Mos luaj me ish bashkëpuntorët dhe ish punonjësit e tu, sepse të dy keni shumë informacione për njëri-tjetrin.(Voxnews.al)