osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tronditen pozitat e Albin Kurtit: Amerikanët i dalin kundër! Mesazhi i fuqishëm i ambasadorit Hill dhe i ish ambasadorit Montgomery: Albin Kurti është “jashtëzakonisht i rrezikshëm”!

Tronditen pozitat e Albin Kurtit: Amerikanët i dalin kundër! Mesazhi i fuqishëm i ambasadorit Hill dhe i ish ambasadorit Montgomery: Albin Kurti është “jashtëzakonisht i rrezikshëm”!

Për herë të parë që nga zgjidhja e çështjes së Kosovës, amerikanët kanë hedhur kritika të fuqishme drejt kryeministrit Albin Kurti. Ato u shqiptuan qartë dhe hapur nga ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, me lëvdata të drejtpërdrejta për Beogradin për gatishmërinë dhe përgatitjen e tij.

Nga ana tjetër ish-ambasadori i SHBA-së, Ëilliam Montgomery pretendon se Albin Kurti është “jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe se mesa duket ai “i llogaritur ose nga marrëzia” do të shkojë shumë larg dhe kështu do të detyrojë një reagim të fortë nga Serbia, të cilën ajo nuk e dëshiron, ashtu siç as komuniteti ndërkombëtar nuk dëshiron.

Alarmohet Prishtina

Reagimet e forta amerikane janë pritur me ankth në Prishtinë dhe mediat e huaja ngrenë pyetje nëse kjo qeveri, e dyta në radhë, do ketë një mandat të plotë nëse Kurti vazhdon me sjelljen e tij destruktive? Profesori universitar Fadilj Maljoku, siç raportojnë mediat, është shqetësuar nga kjo deklaratë e diplomatit amerikan. “Kjo më tremb pak! Këtu nuk bëhet fjalë për çështje (teknike) targash, por për çështje (politike) të ZSO! Zoti e bekoftë!” ka shkruar Maljoku në Facebook.

Hill: Serbia ishte e përgatitur për negociata në Bruksel

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha ditën e djeshme se Serbia shkoi e përgatitur në rundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi që u mbajt në Bruksel më 18 gusht, ndërkaq, palët e tjera, siç tha ai, nuk ishin të përgatitura “që të flasin për specifika”. Ai tha se në takimin midis Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ky i fundit shkoi i përgatitur “për të negociuar dhe vërtetë bëri punët e shtëpisë”.

Ky takim, nën ndërmjetësimin e BE-së, përfundoi pa asnjë marrëveshje. Gjatë një interviste për median në Beograd, N1, Hill tha se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja po tentohen të bëhen dy gjëra: adresimi i çështjeve urgjente, përkatësisht vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për targat dhe dokumentet serbe dhe adresimi i çështjeve, siç tha ai, të rëndësishme. “Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë.

E dinin se për çfarë do të flisnin, çfarë ishte e rëndësishme. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika”, tha Hill. “Mendoj që për të zgjidhur këto çështje përfundimisht duhet të flisni për specifika. Por, po ashtu duhet t’i vendosni këto specifika në një kontekst më të gjerë dhe konteksti më i gjerë është çështja e komunitetit serb dhe se si ky komunitet do të jetojë në të ardhmen.

Për mua është kyçe që komuniteti serb të ndihet si në shtëpi në Kosovë dhe të sigurt. Pra, janë disa përpjekje për të cilat duhet të bisedohet dhe besoj që këto përpjekje do të vazhdojnë”, shtoi ambasadori amerikan në Beograd.

Ish-ambasadori amerikan: Albin Kurti është i rrezikshëm

Ish-ambasadori i SHBA-së, Ëilliam Montgomery, beson se bashkësia ndërkombëtare po i vë në pozitë të pamundur autoritetet serbe duke insistuar në vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe se nuk janë në gjendje të detyrojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të respektojë marrëveshjen, arritur shumë kohë më parë. Problemi, thekson ai, është se Kurti është “jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe se mesa duket ai “i llogaritur ose nga marrëzia” do të shkojë shumë larg dhe kështu do të detyrojë një reagim të fortë nga Serbia, të cilën ajo nuk e dëshiron, ashtu siç as komuniteti ndërkombëtar nuk dëshiron.

Kujtojmë se raundi i ri i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë u thirr me synim që të ulen tensionet midis dy shteteve, pas ngritjes së barrikadave nga serbët lokalë në veri të Kosovës në fund të korrikut dhe fillimit të gushtit. Pasditen e 1 gushtit, serbët lokalë në veri të Kosovës hoqën barrikadat, dhe Qeveria e Kosovës u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.