osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në dorë të Babales!

Në dorë të Babales!

“Sot jemi në një situatë ku tek Babalja shpreson më shumë PS, se sa PD”

 Mero Baze

 Prokuroria shqiptare më në fund ka njoftuar se ka dërguar për ekspertizë jashtë Shqipërisë kasetën audio “Made in Babale”, tek e cila PD ka mbështetur aksionin e saj opozitar.

Ky është një nga zhvillimet më të rëndësishme, pasi për herë të parë mund të kemi një debat me finale, ku njëra prej palëve do të dalë e humbur.

Kryeministri Edi Rama ka marrë përsipër me përgjegjësi falsitetin e kasetës dhe ka deklaruar se nëse ajo do të dalë autentike, atëherë do të ketë pasoja politike.

Por Partia Demokratike, edhe pse e ka mbështetur gjithë aksionin politik mbi kasetën e Babales, nuk ka pranuar të mbajë përgjegjësi për të.

Në fillim nga entuziazmi se mos materiali ishte një produkt origjinal, doli dhe e paraqiti si vepër të vetën. Ndërkohë pak më vonë të gjitha palët u distancuan nga kaseta, përfshirë gazetarin dhe Babalen.

Ajo ç’ka është e dukshme, është se Babalja mund të ketë manipuluar edhe vetë porositësit e kasetës, kundrejt parave.

Nisur nga kjo PD tani ka hyrë në një rrugë pa kthim, pasi për ta gjithçka vlen vetëm nëse Babalja nuk i ka gënjyer. Janë thjesht në dorë të Babales.

Nëse qeveria dhe kryeministri thonë se, “nëse kaseta është origjinale, ne do të reagojmë ndaj ministrit”, PD nuk guxon më të thotë asgjë për sigurinë e kasetës.

Ajo i duhet deri më 26 maj, me shpresë se Babalja do të mbledhë njerëz në shesh.

Pra sot jemi në situatën ku tek Babalja shpreson më shumë PS, se sa PD. Dhe kjo do të jetë e para betejë me mjete parapolitike, që do të ketë  një përfundim dhe një çmim për ata që e sajuan.

Dhe në këtë betejë, për herë të parë kemi një palë që thotë jam gati të marr përgjegjësinë nëse akuza është e vërtetë, dhe një palë tjetër që akuzon e që nuk mban përgjegjësi për faktet me të cilat akuzon.

Mbi të gjitha, nuk di ç’të bëjë me “kalin e betejës së saj”. Ja kanë lënë ta ruajë Sali Lusha, siç ruajti Azem Hajdarin.

Aq konfuz është vetë Basha për fundin e kësaj historie, sa tani nuk di çfarë të bëjë as me fatin e Babales.

Një herë del e thotë që Edi Rama kërkon ta vrasë, por ai po e ruan;  një orë më vonë
thotë duan ta blejnë pasi i kanë ofruar 200 mijë euro.

Kjo tregon se Basha nuk e ka ndarë mendjen, jo vetëm çfarë do bëjë me përfundimin e ekspertizës së kasetës (si false apo e vërtetë), por edhe me vetë Babalen.

As për atë nuk e ka ndarë se si do ta shesë fundin: Si “dëshmor”, apo si të shitur me para tek armiku.