Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video nga koncerti i reperit Rigels Rajku (Noizy) që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku ndodhi një incident i papritur.
Gjatë koncertit u ndërprenë dritat, duke bërë që të pranishmit të revoltoheshin dhe shpërthyen në thirrjet “Rama Ik”.
“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare”, Meta.
Në vijim, Meta nënvizon se “armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”.