Sali Berisha mori me luftë një gjysëm PD, duke e shkatërruar përfundimisht atë PD që kishte mbetur dhe duke ngelur si peshku pa ujë.
Foltorja e tij shumë shpejt për vetë menyrën si u krijua dhe u sajua ka ngelur e vetmuar pa përkrahje, me ca klloun që vegjetojnë në PD, pa patur asnjë lidhje me PD.
Muli, Paloku, Salijarani apo Grida dhe Këlliç nuk përfaqësojnë askënd në PD përveç atij që i ka vënë kazmën Shqipërisë, duke e njollosur edhe më tepër demokratët dhe demokracinë.
Rrëmbimi i partisë me mitingje dhe kazma e lopata shumê shpejt do ta shpalli edhe foltoren si organizatë non grata, gjë që është e pashmangshme, pas deklarimit të fundit nga DASH për dhunën e ushtruar ng militantët e Berishës në tentativ për të pustuar SHQUP-in.
Saliut i duhej pa tjetër një cop parti për të shpëtuar bythën e tij, por koha do e tregoi se çfarë i ka bërë vetes dhe mijëra demokratëve të çoroditur.
Me një histori të njënjtë ja çfarë ndodhi me një politikan amerikan, Zëvendëspresidenti i Paraguajit Hugo Velazquez të premten! Ai tha se do të jepte dorëheqjen dhe do të tërhiqej nga gara për presidencën, pasi Shtetet e Bashkuara e përcaktuan për korrupsion domethënës, duke e shpallur person të padëshiruar.
Zoti Velazquez e mohoi akuzën, por tha se, për të “mbrojtur” partinë e tij, ai do të paraqiste dorëheqjen javën e ardhshme.
“Jam i befasuar. Do të vihem në dispozicion për informacionin përkatës që kërkojnë”, tha ai për agjencinë Reuters, duke shtuar se kishte dhënë dorëheqjen sepse “kam një pozicion publik dhe më duhet të nderoj institucionet”.
Ndërsa Saliu sulmon e rrëmben instuticione publike duke u varrosur politikisht bashkë me antiamerkanët dhe antiamerikanizmin e tij. /Ekskluzive.al