osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ilir Meta konfirmon se është “fuks” që ka spiunuar shokët dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, akuzon Ramën se ka manipuluar dosjen e Filip Talos

Ilir Meta konfirmon se është “fuks” që ka spiunuar shokët dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, akuzon Ramën se ka manipuluar dosjen e Filip Talos

Edhe pse gjatë këtyre ditëve është përpjekur ta shesë si mashtrim dhe komplot tëmazhorancës me bekimin e Edi Ramëspërmendjen e emrit të tij si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit tëShtetit, dje ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar atë qëgazeta “SOT” e paralajmëroi disa ditë më parë, se ai ka qenë fuks që ka spiunuar shokët e tij në fund të viteve ’80, kur regjimi komunist po lëngonte dhe jepte shpirt.

Dje ish-presidenti Meta, tanimë i atashuar në postin e kryetarit të Partisë sëLirisë ka dalë në një konferencë për mediat, nga ku ka zbuluar detaje rreth dosjes së Autoritetit të Dosjeve, në cilin thuhet se personi me inicialet I.M. që ka spiunuarshokun e klasës për tentativë arratisje dhe që në media thuhet se quhet Filp Talo.

I drejtpërdrejt në atë qëthoshte dhe tejet nervoz, për shkak se skandali që ka plasur e ka kapur nëbefasi dhe madje i rrezikon seriozisht edhe karrierën politike, Meta akuzoi kryeministrin Rama se ka manipuluar dosjen ku ai është spiuni dhe Filp Talo, sot një shtetas amerikanqë thuhet se është viktima, pra personi që ish-presidenti spiunoi, duke e marrë në qafë. Pra edhe pse u hodh nëofensivë, Meta indirekt pranoi ekzistencën e kësaj dosje dhe të qenit spiun.

Meta shantazhon Ramën

Më tej dhe me tone të ashpra, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi dhe madje shantazhoi kryeministrin Edi Rama, teksa zbuloi se i mjaftojnë 3 kartelat që posedon kundër shefit të qeverisë, të cilat është i gatshëm që t’i nxjerrë në Parlament në muajin shtatorë, kur ai të mblidhet sërish.

Madje për tëtreguar se nuk ka lidhje me dosjen dhe se ai është i pastër e jo spiun siç pretendohet nga Autoritet i Dosjeve, ish-presidenti përmendinjë person misterioz me inicialet A. H, i cili është autor i e-mailit të mbërritur nga SHBA në Autoritetin e Dosjeve dhe pas të cilit, u zbulua implikimi i tij me ish-Sigurimin e Shtetit.Ndërsa një përgjigje e pati edhe për Taulant Ballën.“Parlamenti të mblidhet që sot.

Tao Tao duhet të ketë parasysh dhe ti thotë shefit të tij që në Greqi për shkak se ishte bërë një përgjim i parregullt ndaj një kryetari të një partie të dorës së dytë, dha dorëheqjen drejtori i Shërbimit Informativ dhe doli kryeministri dhe bëri autokritikë të thellë para publikut.Në rastin e Tao Taos, situata është shumë dramatike për shefin e tij, për arsye se është 1000% e provuar se këtu ka ndodhur një cenim i rëndë i rendit kushtetues.

Provohet shumë qartë se në kohën që Ilir Meta ka qenë President, komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, shefi i Tao Taos ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të Sigurimit të Shtetit N.L i dalluar si poliagjent dhe një ish-SHIK-as A.H, të cilët në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë manipuluar në mënyrë shumë të qartë dhe shumë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T i cili është edhe shtetas amerikan.

Në qoftë se nuk tromakset Lindita e Parlamentit tonë, do habiten kongresmenët atje se si guxohet pas 33 vitesh të manipulohet në mënyrë kriminale dosja e ndjekjes së një të riu në atë kohë 19 vjeç në tentativë për arratisje dhe sot një qytetari amerikan, vetëm për të implikuar politikisht Presidentin e Republikës”, deklaroi ai. Pra, një arsye tjetër se përse Ilir Meta e lëshuan nervat, është njëdeklaratë e bërë dy ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili paralajmëroi se do të përjashtojnë me ligj spiunët dhe personat “non grata” nga politika dhe Parlamenti.

Ish-presidenti: Rama manipuloi dosjen time

Ndërkohë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta theksoi se sipas tij, autor i këtij manipulimi është vetë Edi Rama, të cilin e akuzoi se e ka kapur shtetin në shërbim të agjenturave të huaja.“Përmasat e këtij skandali do të jenë humneriale për Edvin Kristaq Ramën. Ai ka kaluar jo vijat e kuqe, por ka kaluar edhe vijat e zeza. Çdo njeri që ka një foto me Edvinin shumë shpejt do e grisë atë, do ta ketë për turp.

Unë do shkoj vetë në Kuvend në seancë plenare, tre kartela do më duhen mua me vete ti nxjerr atje. Ata të sjellin edhe Autorin e Manipulimit të Dosjeve. Kjo nuk është çështja më e rëndë ku është implikuar Rama në kapjen e shtetit dhe që e ka bërë në shërbim të agjenturave armiqësore të Republikës së Shqipërisë.

Shumë shpejt do provohet që kjo është pjesë e një axhende anti kombëtare. Meta është treguar shumë tolerant me këto monstra sepse nuk e kam menduar kurrë që mund të arrijnë deri në këtë pikë, në raport me vendin”, nënvizoi ish-presidenti Ilir Meta.