Ajo që ka paralajmëruar “Pamfleti” disa ditë më parë se Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku do të marrë sitiatën në dorë në Shqipëri, me mbështetjen amerikane dhe të BE tashmë po realizohet hap pas hapi.
Pas një vizite të suksesshme të Kryeprokurores në Francë, takimeve të rëndësishme në këtë vend i cili është shumë i rezervuar, sidomos në marrëdhëniet me Shqipërinë, radha i ka ardhur konferencës dhe takimeve në Kroaci.
Arta Marku duket se i ka bindur organet ligjzbatuese të një vendi skeptik si Franca, se e ka seriozisht arrestimin e “Peshqve të mëdhenj” në Shqipëri dhe me mbështetjen e SHBA dhe vendeve anëtare të BE.
Dhe një garanci të tillë me sa duket Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë e ka dhënë në mënyrë të qartë dhe të vendosur dhe në Zagreb.
Kështu Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë Arta Marku po merr pjesë në një takim të rëndësishëm rajonal në kryeqendrën e Kroacisë, Zagreb. Në takim merr pjesë Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions, Prokurorët e Përgjithshëm si dhe Drejtorët e Policive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi rajonal zhvillohet në Akademinë e Policisë në Zagreb në datat 23-25 maj 2018 për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Zgjedhja e Kroacisë si një vend simbol në luftën kundër krimit dhe arrestimit të drejtuesve më të lartë të shtetit për korrupsion, duke filluar me ish kryeministrin Sanader, është një shenjë e qartë se kjo është dhe “receta kroate” dhe për Shqipërinë për arrestimin e “Peshqve të mëdhenj” sa më shpejt të jetë e mundur.
Prania e Kryeprokurorit amerikan dhe zgjedhja e goditjes së krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë të lidhur me krimin në Shqipëri dhe në rajon, përkimi dhe me situatën në të cilën ndodhej Kroacia para hapjes së negociatave për në BE kur u arrestua kryeministri i atëhershëm Sanader, tregon qartë se dhe në Shqipëri po përgatitet sërish një situatë e tillë goditjeje ndaj krimit.
Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave me BE dhe vetëm goditja e “peshqve të mëdhenj” ka mbetur si një nga elementët bazë për të hapur këto negociata, por dhe për të bindur euroskeptikët se Shqipëria e ka seriozisht luftën kundër krimit dhe pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.
Me sa duket “kokat” e para që do të bien janë ato të ish kryeministrit Sali Berisha dhe e ish kryeministrit dhe Presidentit aktual Ilir Meta. Shoqëruar dhe me arrestime në radhët e ish ministrave dhe ministrave të të gjithë palëve politike, që kanë abuzuar dhe kanë qënë të lidhur me krimin në Shqipëri.
Në këtë situatë, Arta Marku me sa duket po përgatitet për goditje të fortë deri në momentin kur të ngrihet SPAK. Pas kësaj, sikurse ka paralajmëruar dhe “Pamfleti” Kryeprokurorja pritet të marrë në dorë drejtimin e një qeverie antimafia dhe antikrim, të përbërë nga teknicienë dhe të mbështetur fort që në krye të herës nga SHBA dhe BE. Kjo qeveri antikrim do të zhbëjë këtë politikë që nuk ka lënë maskarallëk pa bërë në kurriz të shqiptarëve për 28 vite me radhë dhe që nuk largohet ndryshe nga skena./Pamfleti