Historia mes Gent Gazhelit dhe Irfan Hysenbelliut tashmë si gjithë zhurmat përfundoi me tinguj. Por për ne si media nuk ka përfunduar. Fyerja për shpifje dhe akuza për gjobëvenie duhet të gjejnë vendin e tyre. Dëshmitë e penalitetit ngas autoritetet shqiptare janë një farsë dhe nuk kanë asnjë vlerë, por edhe ato gjoja të siguruara nga Athina për katër musketerët e Gazhelit janë një tjetër mashtrim.
Madje nëse nuk e keni harruar një të tillë publikoi dhe ish kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, i masakruar nga dekriminalizimi qesharak, i cili as që i’a lexoi këtë dokument, duke e çuar pas hekurave.
Besojmë se ambasadori e di shumë mirë, se një dokument të tillë mund ta sigurosh për 50 euro në çdo lokal në Athinës apo “peripto” kioskë ku shiten kinkalerina.
Por që të mos i hyjmë në hakë as Gazhelit dhe as 4 katër agjentëve 007 të tij, kemi një kërkesë: A mundeni të shkonin deri në Janinë me katër punonjësit e akuzuar të DPD për të viziatuar kalanë e ALi Pashës bashkë me një grup gazetarësh?!
Nëse e bëni mediat duhet tu kërkojnë falje 100 herë, nëse jo, athëhere ju duhet të kërkoni ndjesë dhe të dorhiqeni si mashtrues dhe bashkëpuntorë! /Ekskluzive.al