osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të rrëzuarit barkas, nuk rrëzojnë dot askënd duke qarë?!

Të rrëzuarit barkas, nuk rrëzojnë dot askënd duke qarë?!

Nga Anri Bala

Kaq shumë e kemi dëgjuar lukuninë e ish-grabitqarëve, që çuditërisht dikur hiqeshin ujqër, e sot më ngjasojnë si luan… por të plakur e pa dhëmbë, duke sokëllitur e kuisur se do shqyejnë Ramën, e nëse vetëm sokëllimat e tyre do të ishin të vërteta, atij do i’a kishin hequr ndonjë copë të paktën!

Por, paradoksi është, se këta luan “langaraqë” nuk kanë as zë dhe as pamje, veçse fantazinë për të menduar se diçka janë! Sapo i shikoj, edhe sikur të kem ndërmend t’i besoj, më duken aq të mbaruar, sa mendoj që është më mirë të mos u afrohem, sepse ato e kanë marrë rrugën drejt gropës, duke u mburrur me hijen e tyre, që sa më shumë i largohet dritës, aq më e madhe u duket.

Duke marrë shkas nga hija e tyre e dikurshme, që ishte aq e egër sa frikësonte dhe kufomat e vampirët, ato besojnë se diçka do bëjnë, sepse u kanë mbetur në gojë ca dhëmbë dhe mbrapa ca anëtarë të tufës, që mund të mburren, edhe ato me hijen e këtyre. Por, kur i dëgjon se këta hijemburrsa do bëjnë namin, habitesh, se pse pikërisht nesër, pasnesër… në të ardhmen dhe kurrë “dje”, kur provat me popullin kanë qenë një mashtrim dhe dështim spektakolar.

Këto janë vese pushteti nga pushtetarë kriminel, ndaj janë gremisur. Tani  kënaqin  veten, me gënjeshtrat që i mendojnë vetë, i sajojnë vetë, i tregojnë vetë, jo për njerëzit, por për t’i kthyer shpresën atij që e ka humbur me kohë… vetvetes. Sa herë që marrin “yrysh”, nuk e di pse, por nuk përfundojnë asgjëkundi, vetëm se dhurojnë një shfaqje radhe absurde, të të njëjtës komedi, që duhet të na bënte për të qarë, edhe ne, e jo më ata.

Qindra herë i kam dëgjuar, dhjetra herë i kam parë drejt bulevardit… për të rrëzuar qeverinë. Ndaj nuk po durojmë më dhe do ju a kërkoj një nder këtyre të rrëzuarve dhe të rrënuarve: Rrëzojeni Ramën, qeverinë, Shqipërinë, e mos na çani trapin duke na marrë peng qetësinë… e veshëve!

Jam i sigurt, që edhe unë i’a fus kot, por jam i detyruar ta provoj, e po bëj sikur nuk i njoh, sepse e di mirë se sa të rrëzuar dhe gremisur janë, e që i rrëzuari të rrëzoj atë që ka rrëzuar… duhet të ngrihet përpara! Ju as që keni ndërmend, sepse kështu si jeni katandisur tani, nuk ju bënë punë as patericat dhe as krraba.

Ndaj, jepini fund tmerrit tuaj pafund dhe mblidhni mendjen, se keni për të ndenjur gjatë shtrirë, po nuk i’u morën zvarrë, t’iu dërgojnë atje ku e keni vendin… në kafaz!/Ekskluzive.al