Albërie Hadërgjonaj njihet nga të gjithë si një ndër këngëtaret shqiptare më të drejtpërdrejta. Në çdo moment ajo nuk heziton të shpreh mendimin e saj pavarësisht se cili do të jetë reagimi i të tjerëve.
Ndërkohë që po përgatitet të sjellë një projekt të ri muzikor, Albëria do të jetë këtë të shtunë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”. Nga videoja prezantuese e këtij emisioni që Ermal Mamaqi ka postuar në profilin e tij në Instagram, shihet se këngëtarja do të flasë, jo vetëm për jetën e saj profesionale, por edhe personale.
E pyetur në lidhje me faktin se a i shkruajnë dhe e ngacmojnë djemtë e rinj në rrjetet sociale, Albëria ka dhënë një përgjigje që i ka shkrirë të gjithë së qeshuri.
“Ndodh që shpesh më shkruajnë shumë të rinj, por ndonjëherë u them ‘po ca të bëjë halla ty’”, tha Albëria me humor.