Roli që ndoshta kemi fiksuar të gjithë prej tij në emisionin e humorit “Portokalli”, është ai i i “Arallambit”, bashkëshortit të “Edrës”. Romir Zalla, njihet për batutat dhe karakteret e veçanta që ka sjellë në skenë. Këtë herë ai nuk ka qenë vetëm, krah tij ka pasur vajzën e tij, Kaltrin dhe bashkëshorten, regjisoren Suela Bako.
E ftuar në “Top Show Magazine” Kaltrin ka treguar se është ndjerë komode pasi kishte punuar edhe herë tjetër me nënën e saj e cila gjithashtu do të ketë një rol në film.
Treshja kanë interpretuar bashkë në filmin më të ri i cili do të shfaqet që prej datës 25 maj në Kinema.
Kësaj i thonë të ngjitet e gjithë familja në skenë dhe të bëjë art. Është e qartë që Kaltrin e pëlqen rrugën e artit si prindërit e saj, ndërsa vëllai i saj duket se qëndron larg këtij profili.