osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

13 vite ‘luftë’ për t’i shpëtuar drejtësisë: Ja si të gjitha gjykatat rrëzuan Mediun për Gërdecin! A po thellon SPAK hetimet drejt Berishës dhe Shkëlzenit?

13 vite ‘luftë’ për t’i shpëtuar drejtësisë: Ja si të gjitha gjykatat rrëzuan Mediun për Gërdecin! A po thellon SPAK hetimet drejt Berishës dhe Shkëlzenit?

Në 14 korrik të vitit 2021, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë vitit 2009 që shpëtonte Mediun dhe kalimin e dosjes së Mediut për Gërdecin në duart e SPAK-ut. Këtë herë ishte Fatmir Mediu që do të ankimonte vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.

Në 21 dhjetor të vitit 2021, Gjykata e Lartë la në fuqi si të ligjshëm vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelimit, që i jepte të drejtë SPAK të hapte dosjen e Gërdecit. Gjykata e Lartë rrëzoi të gjitha pretendimet e Fatmir Mediut dhe të avokatëve të tij kundër vendimit të Gjykatës së Apelit.

Mes pretendimeve ishte se SPAK nuk ka regjistruar një çështje të re për Fatmir Mediun, për të mbështetur kërkesën për hapjen e dosjes së Gërdecit. Sipas Mediut dhe përfaqësuese të tij kërkesa për hapjen e dosjes së Gërdecit është përsëritur disa herë gjatë këtyre 12 viteve.

Sipas Mediu jemi para një rasti të gjykuar. Gjithashtu sipas tij, vendimi i Gjykatës së Lartë në shtator 2009 për pushimin e çështjes është një vendim themeli dhe jo i një gjyqtari paraprak. Sipas Mediut për Gërdecin nuk kanë dalë prova të reja për të hapur dosjen dhe kërkuar rigjykim. Mediu pretendon se ndjekja penale për veprën penale për të cilën e ka akuzuar prokuroria në 2009 është parashkruar pasi kanë kaluar 12 vite nga koha kur ka ndodhur fakti penal. Në këto kushte, Mediu kërkoi rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë në Gjykatën Kushtetuese.

Me 19 korrik të vitit 2022, Gjykata e Lartë vendosi që të rrëzonte të gjithë pretendimet e Fatmir Mediut kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, gjykatë e cila i jepte të drejtë SPAK për të nisur ndjekjen penale ndaj Mediut për Gërdecin.

SPAK tashmë është para dy rrugëve; Dërgimin e dosjes në Gjykatën Speciale të Shkallës së Parë, duke kërkuar dënimin e Fatmir Mediut, me ato akte që u pushua çështja në 2009 nga Gjykata e Lartë. Pra, SPAK, me të njëjtat aktet që kishte Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2009, mund të kërkojë në gjykatë nisjen e procesit gjyqësor dhe dënimin e Mediut.

Por, SPAK mund edhe që të thellojë hetimet, për të identifikuar përgjegjës të tjerë, të cilët mund të qëndrojnë pas Fatmir Mediut, në rastin konkret të Sali dhe Shkëlzen Berishës, të cilët në bazë të një grupi provash që janë injoruar nga prokuroria në 2009, janë të përfshirë në prapaskenë./ Adriatik Doci/ shqiptarja.com