osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

2 javë nga betimi, zbardhen emrat e stafit të presidentit Begaj, ja kush do jenë Drejtori i Kabinetit, Sekretari i Përgjithshëm dhe këshilltarë

2 javë nga betimi, zbardhen emrat e stafit të presidentit Begaj, ja kush do jenë Drejtori i Kabinetit, Sekretari i Përgjithshëm dhe këshilltarë

Dje janë mbushur plot 2 javë nga momenti kur Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u betua në Kuvend e Shqipërisë dhe më pas hyri zyrtarisht në zyrën e Kreut të Shtetit, duke zëvendësuar kështu në këtë post Ilir Metën.

Por siç duket Presidenti Begaj e ka marrë me qetësi plotësimin e stafit të tij, me njerëz të besuar më të cilët do të drejtojë Presidencën në 5 vitet e ardhshme. Megjithatë disa emra kyç Begaj duket se tashmë i ka vendosur. Gazeta “SOT”, ka mësuar se tashmë Presidenca ka një Sekretar të Përgjithshëm të ri, një Drejtor Kabineti të ri si dhe disa këshilltarë të rinj.

Kështu mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës do të jetë Florjan Kali. Ai e ka mbajtur këtë post më herët në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me Presidentin e sotëm, kur Begaj drejtonte ushtrinë shqiptare. Ndërkohë, kabinetin e Presidentit do ta drejtojë Eduard Seitaj. Ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve në kohën e Edmond Haxhinastos.

Valter Ibrahimi do të jetë Këshilltar Diplomatik, një zyrtar me një karrierë të gjatë që është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992. Ndërsa Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar i Presidenti. Po ashtu, Begaj ka ftuar edhe dy gazetare për të ndërtuar ekipin e tij të komunikimit. E para është Lira Çanga, e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE.

Tjetra, është Alisa Demollari, e cila ka qenë zëdhënëse e disa ministrave në shëndetësi e drejtësi, gjatë qeverisjes Rama-Meta. Nga ana tjetër, gazeta “SOT”, ka mësuar se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është duke zhvilluar të tjera rekrutime deri në plotësimin e ekipit të tij.

Kujtojmë se Bajram Begaj u ul në karrigen e Kreut të Shtetit, pas detyrës së tij të lartë si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pasi Parlamenti e votoi atë në qershor me 78 vota pro.

Emri i tij për të qenë presidenti i tetë me radhë i shtetit erdhi me bekimin e kryeministrit Edi Rama, i cili zgjodhi përsëri modelin e ushtarakut, duke iu referuar Alfred Moisiut, që ai e cilësoi një sukses. Bajram Begaj (55), ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Edhe karriera e tij në ushtri lidhet në pjesën më të madhe me profesionin e mjekut. Para se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në vitin 2020, për një periudhë trevjeçare ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.