osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur komisionet i ka bllokuar PD, Genc Pollo gënjen shqiptarët e “verbër”: Rezoluta nuk u votua sepse nuk e kemi votuar në komisin…?!

Kur komisionet i ka bllokuar PD, Genc Pollo gënjen shqiptarët e “verbër”: Rezoluta nuk u votua sepse nuk e kemi votuar në komisin…?!

Partia Demokratike ka deklaruar sot se Rezoluta e qeverisë shqiptare për Rekomandimin e Komisionit Europian nuk ishte një tekst konsensual i shqyrtuar dhe votuar në Komisionin e Integrimit si të gjitha dokumentat e tjera të kësaj natyre, por një tekst i hartuar vetëm nga PS-ja dhe i miratuar po vetëm prej saj në parlament me synimin për të spostuar vëmendjen nga Xhafajt.

Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, ka hedhur dritë kësisoj për të vërtetën e Rezolutës së qeverisë shqiptare dhe ka rrëzuar akuzat e rënda të kryeministrit Edi Rama në Kuvend se ishte Partia Demokratike që po pengonte me qëllim çeljen e negociatave në qershor dhe se ishte faji i saj që forcat politike shqiptare nuk paraqiteshin të bashkuara në sytë e BE-së.

“Rezoluta për Integrimin Europian që Partia Socialiste vetë e hartoi dhe e vetë e votoi, ishte një tekst plotë furçe dhe bojëra për makiazhin e fytyrës së qeverisë.

Nëse qeveria dhe Edi Rama do të donte një Rezolutë konsensuale atëherë do të lejonte që teksti i Partisë Socialiste normalisht, siç është vepruar gjithmonë, të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit Europian.

Madje edhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dy organe përgjegjëse të Kuvendit, për raportet me Bashkimin Europian dhe kështu është vepruar gjithmonë përmes diskutimeve, kompromiseve, është arritur pothuajse gjithmonë një tekst i përbashkët i cili është votuar konsensualisht.

Siç u arrit edhe deklarata me deputetët e Parlamentit Europian në shkurt të këtij viti. Por qeveria nuk e do këtë dhe Edi Ramës ai Projekt-Rezolutë me furçe me bojëra i duhet vetëm për të hequr vëmendjen nga Agron Xhafaj dhe nga i vëllai i tij, që rri, i vdekur i pakallur, në postin e Ministrit.

Rruga për të korrigjuar këtë zullum dhe rruga për të korrigjuar shumë zullume të tjera dhe rruga për një Shqipëri Europiane është protesta e madhe e gjerë popullore. Këtë të shtunë në orën 11.00 në sheshin qëndror të Tiranës”, tha Pollo.

Në të vërtet kjo është një gënjeshtër e rëndë, por vetëm për qorra, sepse aksioni i fundit opozitar është bllokimi i gjithë komisineve parlamentare, ashtu si dhe seancave të parlamentit.