Andi Toma, një nga drejtorët e rrugëve në Elbasan që u arrestuar për shpërdorim detyre, ka marrë sot një masë më lehtësuese nga Gjykata e Elbasanit.
Andi Toma ka qenë drejtor i përgjithshëm nga 2008 deri më 2013, sot ka marrë masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Mësohet se nga provat e mbledhura nga prokuroria dhe të depozituara në gjykatë thuhej se ky person nuk ka rrezikshmëri shoqërore.
KALLËZIMI PENAL
Për Neshat Fanën, i gjithë procesi i ngritur ndaj Andi Tomës ka prapavijë politike dhe për këtë ai bëri të ditur se do të kallëzojë penalisht si gjyqtaren që ka dhënë vendimin, edhe prokuroren e çështjes. “Kemi të bëjmë me një sjellje kriminale të Policisë.
Me një papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjit nga ana e Gjykatës dhe prokurores, të cilat kanë dhënë vendim të paarsyetuar sipas ligjit, për të cilat unë nuk do le gjë pa bërë. O do i çoj për përgjegjësi penale atë prokurore dhe atë gjyqtare, o s’ka!
Do vdes unë ose do lë licencën. Ata njerëz do i çoj para përgjegjësisë, o s’ka! Të abuzosh me ligjin për interesa politike, për qejfe peshqish të mëdhenj apo të vegjël, vetëm në këtë vend gjen. Arrestimi është në mënyrë flagrante në shkelje me ligjin dhe unë pres nesër të marr materialet, do shkoj në gjyq dhe do ndjek procedurat.
Por unë do kallë- zoj penalisht edhe prokuroren dhe gjyqtaren sepse kanë shkelur në mënyrë flagrante kërkesat e ligjit që janë ndryshuar së fundmi me Reformë në Drejtë- si. I kanë shkelur në mënyrë flagrante dhe do t’i diskreditoj publikisht dhe nuk do t’i lë gjë. Sepse nuk munden të dhunohen njerëzit në këtë farë feje”, ka thënë dje avokati Neshat Fana.