Sali Berisha, tashmë po provon gurin e fundit, për t’i shpëtuar drejtësisë, duke krijuar një situat anormale të funksionimit të shtetit dhe duke kërkuar, që protestat të kthehen në revolta, pra në revolucione të tipit “14 shtatori”. Ja se çfarë deklaroi ai në një televizion ku akoma mendojnë se mund të rrisin shikueshmërin duke ftuar në studiot e tyre të tillë politikan të dështuar dhe anti shqiptar si Sali Berisha.
Berisha pyetjes se çfarë do të ndodhë të shtunën në protestën e thirrur nga opozita, e ai iu përgjigj me një korrigjim: “Të shtunën ka revoltë”.
“Të shtunën ka revoltë. Revolta synon, dëshiroj unë, të ndajë Shqipërinë nga e keqja. Vendi është pranë një konflikti. Nëse ti u heq qytetarëve edhe shpresën e fundit që është drejtësia, atëherë atyre u mbetet vetëm revolta dhe përballja. Nëse ti u merr Prokurorinë, gjykatat, shemb garantin e Kushtetutës, ti përjashton të gjithë të tjerët nga ky vend dhe ata nuk duhet të ikin, por duhet të të shporrin si kalbësirë”.
“Unë nuk jam më pjesë e lidershipit, por në befasi nuk e kap dot kush opozitën. Opozita duhet të zgjidhë këtë krizë. Rama duhet të dijë se e ka sjellë vendin në situatën më kritike të 27 viteve. Narko-mazhoranca duhet t’i përkulet vullnetit të popullit. Pasi të shembet perandoria e drogës, marrja peng e mediave, pasi të shemben shtyllat e narkoshteit, atëherë qytetarët do të votojnë të lirë. PD duhet të jetë e gatshme të paraqesë alternativën e saj dhe qytetarët do të thonë fjalën e tyre”, tha Sali Berisha, gjatë një interviste në ABC News./ Ekskluzive.al