osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pesëmbëdhjetë fakte: Ja kush është Ilir Meta i vërtetë!

Pesëmbëdhjetë fakte: Ja kush është Ilir Meta i vërtetë!

Nga Elvi Fundo

Në 30 vjet ka bërë një karrierë të shkëlqyer politike në kurriz të shqiptarëve.

S’ka punuar asnjë ditë, thjesht ka marrë miliarda duke qenë në politikë, nga deputet, kryetar partie, zv.kryeministër, kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër ekonomie, kryetar Kuvendi, së fundi President i Republikës. Dhe tani kryetar i një partie politike që quhet P.L. ose Partia e Lekëve.

Ky është Ilir Meta, i cili 30 vite nuk i ka thënë kurrë “mirëmëngjes” punës, por u ka thënë “mirëmëngjes” parave që paguajnë shqiptarët për rrogën e tij, për sigurimet e tij dhe për luksin e shërbimet që duhet të ketë, pasi gjithë jetën ka qenë me makina, i shoqëruar nga Garda, me jetë luksoze dhe në institucione shtetërore.

Për të gjitha këto çfarë nuk i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të gjitha i ka bërë.

Le ta shohim Ilir Metën në disa pika:

MOS HUMBISNI

Armiku i diabetit është gjetur. Niveli i sheqerit bie në 4
Diafix

Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!
Prostex

Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë
Myceril

Nje zgjidhje pak e ditur per te eleminuar variçet
Varydex
Një njeri që për shumë vite është nga përfituesit më të mëdhenj si zyrtar nga taksat e shqiptarëve, bëmat e gjëmat e tij janë të pafundme. Tashmë kanë filluar ta mbrojnë demokratët, ta mbrojnë njerëzit e LSI-së, por edhe një pjesë gri.

Thonë, “Ilir Meta s’ka bërë asgjë, thjeshtë President ai luftoi me Edi Ramën. Ilir Meta nuk duhet të sulmohet. Ilir Meta është shpresë”. Iliri? Meta?

Por, asgjë nuk harrohet.

Kush është Ilir Meta mund ta shohim më poshtë. Me disa detaje mjaft të thjeshta. Akuza të vërteta dhe fakte të provuara nga vetë ai, por edhe të zbardhura nga koha. Të thëna nga Berisha, të thëna nga Rama, por edhe të pranuara deri diku, nga ai. Sepse jo çdo hajdutëri dhe batërdi që ka bërë do ta pranojë.

Së pari, Ilir Meta është akuzuar si vrasës nga Sali Berisha. Për ngjarjet e ndodhura në Tropojë, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000.

Berisha ka qenë mjaft i ashpër ndaj Ilir Metës në atë kohë, i cili kur ishte kryeministër e ka arrestuar Sali Berishën. E ka shoqëruar në komisariat si një gangster rruge të rëndomtë që kalon me makinë.Në dy kohë/

Së dyti, hajdut votash. Një hajdut i paepur votash. Është njeriu që ka nxjerrë tanket, ka vjedhur kutitë e votimit. Kujtojmë këtu zgjedhjet e vitit 2001, kur me dhunë, terror, Ilir Meta manipuloi gati 20 mandate deputetësh dhe më pas, pas një viti u detyrua të dorëzonte në tavolinë me negociata politike, postin e Presidentit të Republikës. Burgjet u mbushën me demokratë dhe komisionerë.

Së treti, hajduti i floririt. Berisha e shpalli diku para zgjedhjeve të vitit 2001. Floriri në Kërrabë u zhduk, dhe Ilir Meta nuk dinte asgjë.

Pasuria kombëtare e shumë e shumë viteve e gjitha në ar u vodh. Iliri në atë kohë tregonte histori me gomerë dhe çështja u harrua apo mbyll me disa “koka turku”.

“Ilir Floriri” ka ngelur pseudonimi që i vendosen ish-presidentit tonë, kreut të Partisë së Lirisë. Parti Lirie që vjedh vota apo që vjedh flori apo rreh njerëz, ky është kryetari i saj.

Së katërti, njeriu i dhunës dhe terrorit, jo vetëm te zgjedhjet, gjatë kohës që ishte Ilir Meta kryeministër, dhunë dhe terror policor, vrasje brenda komisariateve, ndërkohë në të gjitha raportet ndërkombëtare të kohës, Qeveria klasifikohej e dhunshme, e ashpër dhe me një polici militantësh, hajdutësh dhe të korruptuarish në dogana, tatime dhe çdo piramidë tjetër të strukturës së shtetit shqiptar.

Së pesti, Shqipëria gjatë kohës që ka qenë Ilir Meta kryeministër. Kujtojmë këtu vitet 1999 e më tej, ka qenë e para e renditur për trafiqet e armëve dhe drogës në rajon. Me lidhjet e forta, me korridoret që kalonin nga Azia drejt Europës. Një vend pa stabilitet dhe Ilir Meta në atë kohë pasurohej. Sukseset e tij të vetme ishin renditjet e Shqipërisë në vendet më të larta në lidhje me trafiqet e armëve, drogës dhe qenieve njerëzore.

Së gjashti, është njeriu që sakatoi Partinë Socialiste, megjithëse ajo parti i kishte dhënë atij gjithçka dhe e nxori në Opozitë në vitin 2005.

Ilir Meta pas konflikteve të vazhdueshme me Fatos Nanon, të nxitura prej tij vetë, ndahet dhe krijon një parti të re. Një parti e cila u humbi 16 mandate socialistëve në vitin 2005 dhe i hapi rrugën Berishës, të vijë në pushtet.

Pra, “tradhton” socialistët në njëfarë mënyre, duke dalë prej tyre dhe duke sjellë “armikun” në pushtet.

Së shtati, nuk harron të shkojë me Berishën në pushtet. Në vitin 2009 merr vetëm katër mandate dhe Berisha vjen në pushtet. Tjetër tradhti ndaj të majtës.

Së teti, Ilir Meta është njeriu i kapur me bllok në dorë nga videoja e bërë publike nga Dritan Prifti. Të gjithë e panë me zë dhe figurë, por videoja nuk ekziston. Pasi me një vendim të manipuluar të Gjykatës së Lartë, thuhej se videoja kishte pjesë të montuara. Por, askush nuk i harron 700 milionë euro dhe bllokun e Ilir Metës në xhep. Ishte me zë dhe figurë, pavarësisht se nuk përbënte provë për gjykatën.

Së nënti, 21 janari. Katër të vrarë në Bulevard. Protestues të Partisë Socialiste u përplasën dhunshëm me policinë. Nga Garda u qëllua me armë dhe pati viktima. Gjithçka për bllokun e Ilir Metës. Protesta e socialistëve ishte “Sali dorëzo Ilirin dhe bllokun”.

Së dhjeti, akuza e Dritan Priftit për 500 mijë marka.

Ilir Meta është njeriu që ka futur në skenën politike blerjen e votës. Blerjen e strukturave të partisë dhe blerjen e votave të elektoratit. Ka përdorur këtë në mënyrë spektakolare, në vitin 2009, 2013 dhe 2017, duke hedhur miliona euro në fushatë, saqë jo gojët e liga, por bashkëpunëtorët e tij thonë se ai merrte paratë borxh dhe kredi për të blerë vota gjatë zgjedhjeve.

Së njëmbëdhjeti, në vitin 2013, në ditën e gënjeshtrave, Ilir Meta braktis Sali Berishën dhe shkon tek Edi Rama. Tradhtohet edhe Berisha, ashtu sikurse ishin tradhtuar edhe socialistët. Sjell Rilindjen në pushtet. Ramën që sot e akuzojnë se e solli Ilir Meta, bashkë me bandën e tij të LSI-së.

Së dymbëdhjeti, gjatë kohës që qeveriste me socialistët, Ilir Meta përfshihet në skandal, deri edhe në akuza për urdhra vrasjesh, akuza politike. Ndërkohë, plas skandali i aferës CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj dhe SMS-të me qindra mijëra euro që kërkonte Ilir Meta.

Së trembëdhjeti, braktis socialistët në vitin 2017, pasi ka zhvatur dhe ka rrjepur në të gjitha ministritë e tij, që nga ministria për Telekomunikacionin, ministria e Drejtësisë apo Ministria e Mjedisit, ku plasi skandali më i madh korruptiv i shekullit në Shqipëri, afera e inceneratorëve.

Pa folur për bëmat dhe gjëmat, korrupsioni dhe skandalet me rrugët, ku drejtonin ministrat e tij dhe ku kryesori ishte Edmond Haxhinasto.

Edhe pse socialistët i luten për rreth gjashtë muaj, tradhton Ramën dhe del i vetëm. Socialistët e kishin zgjedhur President të Republikës.

Së katërmbëdhjeti, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Ka qenë apo jo, faktet më sipër thonë shumë më tepër, sesa akuzat ka qenë apo jo spiun. Megjithëse një spiun nuk mund të rrinte i parrethuar nga spiunët e tjerë. Mjafton të shohim shpurën e “këndezave”, “ketrave” dhe bashkëpunëtorëve të tjerë që i rrinë rrethit të Ilir Metës.

Së pesëmbëdhjeti, përtej renditjes së mësipërme si raste politike, hap pas hapi mjafton të shikojmë milionat e eurove të pasurimit të Ilir Metës, me pretendimet se ka disa pasuri të trashëguara nga vjehrri, pronat e Monës, të cilat në fakt në total nuk dalin për shkollimin e tre fëmijëve në Londër. Në gjimnaz e në universitet, ku kostot vjetore shkojnë me qindra mijëra euro. Janë me dhjetëra vite shkollim.Dosja Meta-Kryemadhi/ Bëmat e sheikëve përballë SPAK-ut

E pra, me pak fjalë ky është Ilir Meta, i akuzuar nga Sali Berisha si vrasës dhe hajdut floriri. I akuzuar nga Rama si njeri i korruptuar. Të dy i ka akuzuar si spiunë, vrasës, kriminelë e hajdutë, të sy i ka sjellë ose i ka mbajtur në pushtet. Iliri i nevojshëm për të dy, Ramën dje e Berishën dje dhe sot. Tashmë ka marrë revanshin, jo që t’i shërbejë Saliut, por të rrëmbejë opozitën.

Faktet e mësipërme, më shumë sesa analiza politike apo aludime, janë të gjitha ngjarje me data, të provuara, të faktuara në këto vite politike. Dhe për këdo që thotë mos shkruani, mos flisni për Ilir Metën se tani iku nga karrigia e Presidentit, Ilir Meta, ai ka 30 vite që është President, kryeministër, kryetar Kuvendi, deputet, ministër, i paguar nga taksat e shqiptarëve.

E në rast se ka një njeri që duhet të japë llogari më shumë se çdo kush tjetër ai quhet Ilir Meta.

Sa për bëmat dhe gjëmat e tjera, mjaftojnë më sipër renditja e fakteve dhe gjithçka e kujtojmë. Ka edhe më shumë se kaq për Ilir Floririn.