Kemi parë shpesh në filmat hollivudian që të burgosurit arrijnë të arratisen nga qelia duke gërmuar një tunel.
Sado e pamundur të duket, diçka të tillë pothuajse e ka bërë realitet një i burgosur në burgun Boa Vista, në Brazilin verior.
Judson Cunha Evangelista, 26 vjeç, kishte kaluar muaj të tërë duke gërmuar një tunel nën tualetin e qelisë së tij.
Ai kishte arritur të gërmonte një tunel prej 230 metrash të gjatë që të nxirrte përtej murit rrethues të burgut.
Por në tentativë për tu arratisur ai u mbyt në tunel pasi besohet se ka pësuar një mungesë akute të oksigjenit, dhe pavarësisht se u kthye në qelinë e tij, 26 vjeçari vdiq.