osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ Deklaratat e arkeologut britanik për Shqipërinë një skandal! Reagon Blendi Fevziu: Ulëritëse! Historianët dhe arkeologët shqiptarë heshtin

VIDEO/ Deklaratat e arkeologut britanik për Shqipërinë një skandal! Reagon Blendi Fevziu: Ulëritëse! Historianët dhe arkeologët shqiptarë heshtin

Richard Hodges, arkeolog britanik dhe anëtar i bordit të menaxhimit te Butrintit iu ka dhënë një leksion studentëve të huaj, ku thuhej se Shqipëria është “shtet artificial”. Shtet “artificial” i krijuar jo nga përpjekjet tona për pavarësi, por nga Britanikët e Fuqitë e Mëdha.

Për këtë deklaratë të tij ka reaguar edhe gazetari Blendi Fevziu i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i ka konsideruar deklaratat e arkeologut shpifje.

Postimi i plotë i Blendi Fevziut:

Disa dite me pare, Auron Tare ka publikuar nje video, ku Richard Hodges, arkeolog britanik dhe anetar i bordit te menaxhimit te Butrintit mban nje leksion ne Universitetin e Sienes ne Itali, ku flet per Butrintin dhe zonen perreth. Ajo qe ben pershtypje eshte se zoti Hodges ka gabime thelbesore ne faktet. Interpretimi ka pak rendesi, por faktet jane fakte.

E para ai deklaron se Shqiperia eshte “nje Komb Artificial i krijuar nga Fuqite e medha pa pranine e vete shqiptareve me 1913”.

Ky fakt eshte krejtesisht i pavertete. Shqiperia nuk ishte dhe ska qene kurre nje shtet artificial i krijuar per ballancat e fuqive te medha. Shqiptaret e kerkuan pavaresine e tyre qe ne vititn 1878 ne Kongresin e Berlinit. Ata ngriten nje qeveri kombetare qe funksionoi thuajse 2 vjet e dale nga Lidhja e Prizrenit, qe perfaqesonte gjithe krahinat e banuara nga Shqiptare dhe qe drejtohej nga Ymer Prizreni. Ajo ngriti struktura te mirefillta shteterore dhe u shtyp me insistimin e Fuqive te medha, madje me floten me te madhe te kohes qe mberriti ne brigjet e Ulqinit per ti trembur mbrojtesit vendas te qytetit.

Shqiptaret e shpallen vete pavaresine e tyre me 1912 dhe per kete thjeshte i njoftuan fuqite e medha. Shqiperia ka pasur diskutime me fqinjet per kufijte, por kurre, askush, as shtetet me agresive ndaj nesh nuk kane deklaruar qe shqiptaret nuk ekzistojne si komb, apo qe jane nje komb artificial. Harta e botes eshte mbushur me shtete artificiale, por Shqiperia nuk eshte cilesuar kurre nje prej tyre. Fuqite e medha kane njohur Pavaresine e shpallur nga Shqiptaret dhe me pas kane ndermjetesuar per kufijte e shtetit te ri qe u sanksionuan me Protokollin e Firences.

E dyta ai deklaron se zona rreth Butrintit “Per nje kohe ka qene Epir”. Epiri eshte nje krahine gjeografike dhe pretendimi per shtrirjen e saj ka qene nje debat i gjate mes Shqiperise dhe Greqise. Por zona nuk ka qene kurre pjese e Epirit Grek. Deri me 1913 ka qene pjese e perandorise Osmane. Me 1913 i kaloi shtetit Shqiptar. Me 1913, nje force radikale progreke e drejtuar nga Kristaq Zografi shpalli Autonomine e Vorio Epirit ku perfshinte jo vetem Butrintin por edhe Gjirokastren. Nuk dua te zgjatem me kete histori se ajo eshte pjese e problemeve te brendshme te shtetit shqiptar. Por kufiri shteteror nuk ndryshoi kurre dhe ajo zone sju bashkua kurre zyrtarisht Epirit.

E treta dhe me e renda, ai deklaron se si pasoje e perfshirjes se Butrinitit dhe zones perreth ne shtetin shqiptar “Shume greke iken drejt Korfuzit dhe zonave ne Jug”.

Kjo eshte nje e pavertete historike uleritese. Kurre ne historine e Shqiperise dhe Greqise nuk ka pasur spastrim etnik shqiptar ndaj popullates greke. Kurre shqiptaret nuk kane shtyre popullaten greke te lere shtepite dhe pronat e saj. E kunderta ka ndodhur ne disa momente te historise si me 1913 – 1914 apo 1944. Monirotaret greke qendruan ne pronat e tyre edhe pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise e madje qendrojne edhe sot. Mbase ka raste familjes qe kane levizur nga nje qytet ne tjetrin, por shperngulje masive te popullsise greke nga zonat qe sot jane pjese e territorit te Republikes se Shqiperise ska ndodhur kurre.

Per te treja keto, po postoj edhe videon e titruar per te degjuar vete deklarimet e bera nga Hodges, qe deri me sot une e konsideroja nje studiues serioz.