osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bomba plasi: Pazaret e prishura Sula- Kryemadhi- Meta dhe fundi i paralajmëruar i një klike mafiozësh

Bomba plasi: Pazaret e prishura Sula- Kryemadhi- Meta dhe fundi i paralajmëruar i një klike mafiozësh

Po çfarë ka ndodhur që kjo ortakëri u lëkund kaq papritur? Çfarë ndodhi që Gentiana Sula hodhi në tavolinën publike të mallkimit Ilir Metën duke e quajtur ish-sigurims? Çfarë video ka Monika për Gentën që i ka vënë vulën përfundimisht kësaj miqësie të tipit mafioz

Është për tu çuditur ajo që ndodhi dy ditë më parë… Lajmi se ish-Presidenti Ilir Meta, ka qenë ish- sigurims në kohën e rinisë, doli në një moment kur pak kush e priste. Jo prej të vërtetës ose jo që ky lajm përfaqëson… Në fakt kjo gjë nuk u artikulua për herë të pare. Ishte folur edhe here të tjera për anën e errët të rinisë së hershme të Ilir Metës.

A po synon Putini rikthimin e Bashkimit Sovjetik dhe kush e ka radhën pas Ukrainës? Ministri rus alarmon Perëndimin

Ajo që ka çuditur është prishja haptazi e një lidhjeje të fortë të stilit mafioz mes dy protagonistëve të kësaj historie. Bëhet fjalë për dy familje të mëdha që publiku shqiptar i njeh fort mirë, familjes Sula dhe çiftit Meta- Kryemadhi.

Le t’ua sqarojmë me radhë: Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit është një prej emrave më të paskrupullt që ka nxjerrë historia e Shqipërisë. Quhet Gentiana Sula Mara, bashkëshorte e Gentian Sulës, një emër për të cilin ‘Pamfleti’ ka shkruar edhe më parë. Kjo grua, ortake në firmën e bashkëshortit të vet, që Tirana e njeh si ndërtuesin famëkeq të Kodrës së Diellit, është një nga përfitueset me të mëdha – së bashku me të shoqin- të fondeve publike. Firma e tyre “Agi Kons” gjatë këtyre viteve ka marrë miliona euro nga fondet e shtetit dhe më shumë se askund njihet për lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj në përfitim të saj.

Shumë para, shumë përfitime… Shumë famë e keqe për dy njerëz të paskrupullt që natyrisht nuk e kanë gëzuar dot luksin e tortës krejt të vetëm. Ku mban era para, futet edhe Monika Kryemadhe dhe Ilir Meta (ka edhe të tjerë, por kjo është temë e një shkrimi tjetër) dhe kjo është vërtetuar me dhjetra herë gjatë këtyre viteve tranzicion.

Ndonëse zyrtarisht çifti i ortakëve është kujdesur që t’i kopsinin letrat pa lënë gjurmë, kjo firmë sipërmarrëse ndërtimi, ka në bashkëpronësi edhe Monikën, me vlerë aksionesh rreth 35%. Kjo justifikon edhe qetësinë me të cilën “Agi Kons” ka përfituar më shumë se 13 miliardë lekë tenderë, por edhe shoqërinë e parë nga i madh e i vogël i Monikës me çiftin Sula. Ata janë fshehur në letra, por jo në shfaqjet e tyre në publik.

Kjo justifikon edhe karrierën e Gentiana Sulës e mbi të gjitha fshehjen nga ana e saj e dosjeve të shumë personazheve të politikës, përfshirë edhe Monikën dhe Ilir Metën. Megjithë tentativat dhe lobimet për hapjen e dosjeve, Gentiana Sula Mara është kujdesur që Autoriteti i Dosjeve të mbajë mbyllur çdo korridor informues duke e kthyer kryetaren e saj në një ‘Djall’ që kërcënonte sipas rastit çdo individ që nuk i vinte mbas qejfit.

Nga ana tjetër si mikeshë e çiftit Kryemadhi-Meta, ajo e zgjati mandatin dhe jetën në krye të këtij Autoriteti, ndërkohë që shijonte edhe ortakërinë dhe milionat e kësaj ortakërie. Dihet botërisht bashkëpronësia e dy grave në kullën pranë Sheshit Shqiponja, siç dihet edhe copa e majme e tortës që familja Sula i ka dhuruar çifit Meta-Kryemadhi në ndërtimet e tyre, përfshirë edhe tek Kodra e Diellit.

Po çfarë ka ndodhur që kjo ortakëri u lëkund kaq papritur? Çfarë ndodhi që Gentiana Sula hodhi në tavolinën publike të mallkimit Ilir Metën duke e quajtur ish-sigurims? Korridoreve të Kryeministrisë përflitet se çiftit Sula i është bërë një ofertë e majme me formulën e investitorit strategjik. Si të pangopur që janë, Sulajt e kanë përqafuar menjëherë idenë dhe pasi e kanë kafshuar karremin, kanë marrë si peshqesh edhe kushtin e “prishjes së ortakërisë me çiftin Kryemadhi- Meta”.

Për të vazhduar festën me paratë e shtetit, Sulajt duhet të zgjidhnin. Gjë që Monikës dhe ish-Presidentit, i kthyer tashmë në megafon dështimesh e kërcënimesh personale nuk u ka pëlqyer. Siç tregojnë miqtë e të dy palëve, sherri mes tyre ka javë që zgjat dhe ajo që i ka vënë vulën përfundimisht kësaj miqësie të llojit mafioz është një video që Monika Kryemadhi e ruan për t’i bërë presion shoqes së saj. Në atë video, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve kompromentohet egërsisht, prandaj dhe reagimi i saj ka qenë i ashpër.

Pasi ka marrë sigurinë nga pushteti se nuk do t’i preket asnjë qime, Gentiana është hedhur në sulm duke i dhënë fund përfundimisht pazareve me Monikën dhe Ilirin dhe duke u betuar se do t’i japë fund edhe karrierës politike të këtij të fundit.

Se si do të shkojnë gjërat mbetet për t’u parë. Ama e sigurtë është që përfaqësues të të dyja familjeve, emra të njohur të botës së krimit, kanë ditë që mundohen t’i shtrojnë në tavolinën e bisedimeve dhe që të gjejnë gjuhën e përbashkët pa provokuar gjëma më të mëdha./Pamfleti