Sali Berisha ka dalë sot i terrorizuar para shtypit në përpjekje për të mbrojtur Ilir Metën nga akuza si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai akuzon për këtë drejtoreshën e Autoritetit të Dosjeve si të përfshirë në “komplotin” kundër Ilir Metës.
Në fakt Autoriteti i Dosjeve funksionon mbi vendime që merr Bordi i Autoritetit ndërsa Kryetarja ka vetëm rol administrativ.
Vendimi për të çliruar dosjen e Ilir Metës nga pengesa për hetim e klauzolës që ka shtuar LSI më 2014, për të mos u verifkuar personat që kanë certifikatë nga Komisioni Bezhani, është marrë 5 me zero nga Bordi.
Kjo tregon se së paku tre prej personave të afërt me opozitën në Bord kanë qenë të bindur në vendimin e tyre.
Problemi që ka Sali Berisha nuk është Genta Sula, por fakti që Ilir Meta dyshon më shumë tek Sali Berisha se sa tek Genta Sula. Dhe për t’iu përgjëruar Ilir Metës për besnikëri ndaj tij, po bën si i fortë duke shantazhuar Autoritetin e Dosjeve. Dhe nuk ka faj, se ky e ka mbajtur mbi tavolinë dosjen e Ilir Metës.
E vetmja gjë që duhet të bëjë Berisha, është të kërkojë që autoriteti të hetoj për vjehrrën e tij Milica Rama dhe gruan e tij Liri Berisha nëse kanë pasur bashkëpunime me Sigurimin e Shtetit. Kështu në radhë të parë çlirohet për vete. Pastaj të kërkojë dhe për dosjen e vëllait të tij se mos e ka prerë ne besë I.Shehu dhe nuk ja ka zhdukur. Kështu çliron dhe fisin. Për vete s’ka nevojë se dëmi është bërë. (Tema)