osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Si Ilir Meta spiunoi shokun Filip Talo më pas i bleu heshtjen duke e bërë Drejtor: Do të arratiset

Si Ilir Meta spiunoi shokun Filip Talo më pas i bleu heshtjen duke e bërë Drejtor: Do të arratiset

Burime për Vox News vijojnë të zbërthejnë dosjen më të përfolur, atë për rolin e ish-Presidentit Meta në Sigurimin e Shtetit.

E gjitha fabula nis në vitet 1988-1989, ku studenti Filip Talo, shok me Ilir Metën, vendos të arratiset drejt Greqisë. Këtë plan, Filip Talo e ndan në mirëbesim me shokun e ngushtë të dhomës, Ilir Metën, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-President i Republikës.

Pas këtij rrëfimi mes miqsh, plani i Filip Talos dekonspirohet dhe ai thirret i pandehur. Sipas dosjes së sigurimit, prej 140 faqesh përballë gjykatës merret në pyetje Filip Talo, për arsyet e arratisjes jashtë vendit. Pjesë e dëshmive del dhe Ilir Meta, i cili deklaron publikisht se kishte dëgjuar nga shoku i dhomës, planin e arratisjes në drejtim të Greqisë.

Ky episod është i zbardhur me detaje në dosjen e Sigurimit të Shtetit, ku është qartazi emri i Ilir Rexhep Metaj si dëshmitar kundër Filip Talos. Pas kësaj, me rënien e regjimit dhe me ardhjen e demokracisë dhe përfshirjen e Ilir Metës në politikë, ky i fundit u kujdes që të pastronte të kaluarën e tij si pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Personi që e dinte më mirë se kushdo, që Ilir Meta ka punuar për Sigurimin, ishte Filip Talo. Për të siguruar heshtjen e tij, Meta u kujdes që ta afronte, ta joshte duke e futur në parti dhe më pas t’i blinte heshtjen duke e punësuar gjatë qeverisjes PD-LSI.

Sipas të dhënave nga Tatimet, Filip Talo është punësuar si Kryetar i Vlerësimit të Ofertave në Drejtorinë e Metrologjisë, që merret me kontrollin e naftës dhe nënprodukteve të saj. Talo është punësuar kur drejtor ishte zyrtari i LSI-së, Gledion Rahovica dhe ministra të linjës ishin Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto.

Punësimi i Filip Talos në këtë institucion shihet zbardhet edhe nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i publikuar në vitin 2013 dhe që ka gjetur në shkelje shokun e dhomës së Ilir Metës.

Kjo do të thotë se Ilir Meta përveç makinacioneve e manovrave përmes modifikimit të mbiemrit të tij (nga Metaj në Meta), është përpjekur në këto 3 dekada të mbaj të fshehur një nga periudhat më te errta të jetës së tij, atë si bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit përmes blerjes e joshjes së dëshmitarit kryesor.

Ilir Meta ka manipuluar dëshmitarin kryesor, duke e blerë me vend pune dhe Filip Talo mund të dalë e të deklarojë publikisht se nuk është ai pjesë e dosjes, apo se nuk e ka spiunuar Ilir Meta. Por kjo nuk ka asnjë efekt.

E para sepse në regjistrin e gjendjes civile vetëm një person ka me emër Filip Talo dhe me vitlindje të njëjtë me Ilir Metën dhe e dyta sepse dosja e Ilir Metës nuk është bërë nga Filip Talo, por nga Sigurimi i Shtetit dhe aty është e shkruar e zeza mbi të bardhë që ‘Ilir Rexhep Metaj’ është bashkëpunëtori ynë./voxnews