osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Vdiq në Tiranë! Bashkë me gruan e ish-kreut të SHISH, Ylli Zyla trafikoi armë në 2011-n nga Shqipëria. “Kryespiuni” i ushtrisë u dorëhoq pas skandalit!

Vdiq në Tiranë! Bashkë me gruan e ish-kreut të SHISH, Ylli Zyla trafikoi armë në 2011-n nga Shqipëria. “Kryespiuni” i ushtrisë u dorëhoq pas skandalit!

Andrzje Izdebski, 71-vjeçar nga Polonia, i njohur si një tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 është ndarë nga jeta në Shqipëri. Mediat polake shkruajnë se ai ka vdekur në Tiranë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga INTERPOL!

“Faktin e vdekjes e konfirmuam përmes kanaleve tona, direkt në Shqipëri dhe përmes Europolit ”, tha një oficer i Shtabit të Policisë për median e Polonisë TVN24.

Ai jetonte te Pallatet Agimi në Tiranë. Por cila ishte arsyeja se pse ai ndodhej në Shqipëri? Ai kishte miq të vjetër në Tiranë, pasi kishte bërë tregti armësh disa kompanive të regjistruar në vitin 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emrin UNIMESKO me ortakë edhe dy shqiptarë. Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Ka qenë ne fillim shqiptarja.com dhe pastaj mediat e tjera ato qe e kane zbuluar kete skandal përmes një investigimi.

Liljana Zyla, bashkëshortja e ish-kreut të SHIU, Ylli Zyla, ka qenë bashkëaksionere e një kompanie që kryente tregtinë e armëve nga Shqipëria në Nigeri. Zyla zotëronte aksione në “Dardi Security” shpk dhe “Wind Sun Water Initiative”, ku për këtë të fundit ka shitur aksionet tek shtetasi Lorenc Goca, veprim i cili është bërë në muajin shtator 2012. Ndërsa për kompaninë “Dardi Security”, Liljana Zyla ka pezulluar aktivitetin. Këto veprime janë kryer vetëm një muaj pasi gazeta “Shqiptarja.com” zbuloi skandalin. Ylli Zyla dha dorëheqjen pas publikimit të këtij skandali.

Bashkëshortja e ish- kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, gjatë vitit 2008-2012 është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin “Për konfliktin e Interesit”. Liljana Zyla që prej vitit 2008 është bashkëaksionare në kompaninë “Wind Sun Water Initiative” (WSWI) së bashku me shtetasit Lorenc Goca dhe Andrzej Izdebeski (shtetasi polak), të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t, kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit.

Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës, Goca dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të riregjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM, të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Të dyja këto kompani kishin marrë marrë leje për të eksportuar armatime nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë Berisha në atë kohë.