Portali i Sali Berishës, ka sjellë dialogun e një personi me emrin Aurel Bylykbashi nga një varrim, që tregon se si amerikanët i kanë shitur shqiptarët që në ’41-in e largët.
Dialogu
Dialog në varrimin e Uran Kostrecit.., vjet…
Me një mikun tim të vjetër, ish i përndjekur politik..
Unë: Iku dhe Urani…
Ai: Gjithë jetën sterrë…
Unë: Ashtu është… Të gjitha na i bënë këta b.q. për 50 vjet dhe s’iu hyri një gjemb në këmbë…
Ai: Erdhi Klintoni në ‘92… Nuk zgjodhi goditjen, zgjodhi reformim..
Unë: Ça ndodhi keshtu sivjet?
Ai: Amerikanët e donin rrotacionin.
Unë: Po ta donin nuk i shkelnin syrin Ramës, kur prishi marrëveshjen e 5 Qershorit..
Ai: Nuk donin Saliun…
Unë: Po ne do bënim Lulin Kryeministër, jo Saliun.. Saliu po ikte..
Ai: Eeee.., po ai do ishte. Nuk e donin se ai pengon proceset demokratike në Shqipëri…
Unë: Po pse Rama i ka rritur standartet e demokracisë?! E pe si i fitoi zgjedhjet? Flas për në Elbasan, me dajak dhe me lekë…
Ai: I dinë të gjitha ata, midis Saliut dhe Ramës zgjodhën Ramën 3…
Unë: Po le të linin Lulin K/M, pastaj po të kishin gjë me Saliun, le të merreshin me të…
Ai: Nuk e donin kështu..
Une: Po ça kanë me Saliun këta? Se që amerikanët nuk e rr… shumë për standardet kjo dihet, ata bëhen gjithmonë me më të fortin. Ne nuk treguam që ishim më të fortët në terren.. Apo ndonjë gjë për Kosovën? Se këta e kanë shitur Kosoven që në ‘41.
Ai: Nuk pje… shumë amerikanët ca themi ne shqiptarët, ata kur vendosin një gjë, e bëjnë.
Unë: Po, po. Siç na lanë bashkë me anglezët në Jaltë, me rusët. Dhe pastaj morën në qafë gjithë njerëzit tanë duke i sjellë këtu…, dhe ata sa binin, i kapnin…
Ai: Ky qe fati ynë, vend i vogël, pa shumë interesa..
Unë: Mos është punë lobimi, se këta të kuqtë kanë lekë dhe paguajnë për pushtetin…
Ai: Nuk e besoj. Amerikanët kanë një Departament që merret me këto punë.
Unë: Dakord. Po ai burrë nuk e meriton këtë sjellje. Në fund të fundit ka bërë shumë gjëra të mira për këtë vend, kur këta kanë 8 vjet, që i kanë q… nënën këtij vendi…
Dhe na del që Saliu, që ka 8 vjet që ka ikur nga pushteti, qenka e keqja më e madhe e ketij vendi??!!
Ai: Ti për vete mos dil hapur, prit njëherë…
Unë: Jo, jo, e kam ndarë mendjen..
Jam me amerikanët se gjithë jetën ata kemi pasur idhuj, po Saliut mendoj që po i hyjnë në hak…
Ai burrë duhet mbështetur…