osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Albin Kurti s’e falënderon shtetin shqiptar për rezolutën kundër raportit të Dick Marty-it, Vjosa Osmani: Çfarë prisni, falenderime speciale?!

Albin Kurti s’e falënderon shtetin shqiptar për rezolutën kundër raportit të Dick Marty-it, Vjosa Osmani: Çfarë prisni, falenderime speciale?!

Pa konferencë para gazetarëve, por me një takim të mbyllur dhe komunikatë të lëshuar më pas për media, ka kaluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Nga komunikata e lëshuar për media, Zyra e Kryeministrit tregon çfarë është diskutuar në takim dhe në asnjë nga pikat nuk përmendet rezoluta e votuar në Parlamentin e Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty-it.

Asaj që i është dhënë rëndësi më shumë, përveç falënderimeve të ndërsjella, është dakrodimi që të dy liderët kanë pasur në raport me politikat rajonale – dakordim që Kurti s’e ka me homologun shqiptar, Edi Ramën.

“Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Presidenti Meta tha se duhet përkrahur vetëm nismat gjithëpërfshirëse, me trajtim të barabartë dhe lidership të qartë, sikurse Procesi i Berlinit”, shkruhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu, përmendet se aktualisht komunikimi i dy shteteve në politikën e jashtme s’është i duhuri, prandaj “ata u pajtuan që duhet të ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe në atë rajonale”.

E gjithë kjo, siç saktëson komunikata, “në përputhje me orientimin demokratik, qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike”.

Për rezolutën, njëjtë si Kurti nuk ka dashur të flas as presidentja Vjosa Osmani, por ajo, e gjendur para gazetarëve pas takimit u pyet rreth kësaj çështje.

“Mos prisni përshëndetje speciale”, tha ajo, kur iu kërkua një opinion për atë që ndodhi të enjten mbrëma në Kuvendin e Shqipërisë.

Ajo vetë rezolutën e konsideroi si vullnet politik, derisa u përkujdes të shtojë se efekt juridik nuk ka.

“Sa i përket rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë natyrisht se rezolutat shprehin vullnetet politike të parlamenteve përkatëse. Por është një parim bazik juridik që thotë se vendimet mund të shfuqizohen vetëm nga organet të cilat i kanë miratuar ato”, pohoi presidentja.

“Ata (deputetët shqiptarë) kanë shprehur atë që të gjithë e thonë, se lufta çlirimtare e Kosovës, lufta çlirimtare e UÇK-së, nuk mund të zhbëhet nga askush, sepse historia nuk ndryshohet asnjëherë nga askush. Kosova s’ka çfarë të fsheh, sepse ne e kemi mbrojtur vetveten”.

“Qoftë rezoluta që miratohen në Kuvendin e Shqipërisë, qoftë ato në Kosovë, ne vazhdimisht e kemi konfirmuar një të vërtetë që s’do mund të ndryshohet nga askush, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë e Rusisë. E vërteta është kjo”.(Albaniapost)