Në Itali dhe Francë ka shpërthyer debati, për planin e ndërtimit të një tuneli nëntokësor, që do të lidh dy vendet.
Tuneli i gjatë 57 km, do të lidhë Lionin me Torinon.
Por ka debate për çmimin e tij.
Tuneli është parashikuar të kushtojë 8.5 miliardë euro, shumë kjo që konsiderohet shumë e lartë.
Në Shqipëri ndërkohë, Sali Berisha shpenzoi 1 miliard euro, për vetëm 5 km, për ndërtimin e tunelit të Kalimashit.
Arsyet se përse kushtoi aq shumë, nuk është e vështirë të kuptohen.
Dhe atëhere askush nuk foli, ndryshe nga qytetarët e Francës dhe Italisë, që edhe pse dy nga superfuqitë e Europës, një shumë e tillë iu duket e lartë.
Imagjinoni t’ua bënte Berisha tunelin, sa do duhet të paguanin.(TemA)