Britania e Madhe ka adaptuar legjistlacionin e SHBA-së për personat “non grata” në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama ja përmendi këtë fakt Berishës në Kuvend duke thënë se nuk e kalon dot më Gjibraltarin dhe ngushticën La Manch që nënkupton adaptimin nga Britania e madhe të ndëshkimit të SHBA.
Sali Berisha dhe familjarët e tij tani kanë më pak hapësirë për të lëvizur dhe për t’u pranuar në Perëndim.
Britania e Madhe e ka bëtë të njohur zyrtarisht se po aplikon të njëtat kritere si SHBA për të njëjtët persona pa përmendur emra.
Por duke ju referuar listës “non grata” të SHBA, në Shqipëri prin Sali Berisha dhe familjarët e tij.