Roma ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim miqësor me Sportingun e Lisbonës, të cilin e humbi me rezultatin 3-2. Megjithëse ishte një ndeshje testuese, loja ka prodhuar nerva të forta dhe tension për lojtarët. Futbollisti Edwards rrëzohet në zonë në minutën e 27 dhe gjyqtari akordon penallti për portugezët. Një vendim ky që prishi qetësinë në kampin verdhekuq.
Kumbulla shkon ti bëjë me shenjë kundërshtarit të çohet, pasi e konsideronte të lehtë kontaktin që ai pati me Ibanezin. E këtu nisi gjithçka. Lojtarët humbasin qetësinë dhe mbrojtësi shqiptar nis të kacafytet me Edwards-in.
Një skenë që nuk i shkon aspak për shtat një takimi miqësor, por që duket se është shijuar shumë nga Mourinho. Trajneri portugez sheh pamjen duke qeshur nga pankina.
iframe src=”https://streamja.com/embed/A5ObR” width=”100%” height=”100%” frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen” data-mce-fragment=”1″>