Kryeministri Rama gjatë ceremonisë të ngritjes së flamurit të BE-së përballë kryeministrisë, i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të japin kontributin e tyre në procesin e anëtarësimit. Në fjalën e tij, Rama theksoi se shpejtësia e anëtarësimit në BE varet edhe nga puna e tyre.
“Dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë se shpejtësia e anëtarësimit në BE do të varet edhe nga puna e tyre. Mos ja mohoni fëmijëve tuaj Shqipërinë evropiane që meritojnë. Për sa kohë që unë jam këtu asnjë nuk do të ketë mburojë politike.
Kryeministri shprehu bindjen se Shqipëria bëhet dhe shqiptarët mund ta bëjnë. Çelja e negociatave është rrugëtimi i parë i historisë që të bëjmë shtetin e parë që meritojnë fëmijët tanë.
Rama: Thënë të gjitha këto më lejoni ta mbyll se jam shumë i vetëdijshëm që flamuri që do të ngremë solemnisht, barrën e vendos mbi qeverinë që unë drejtoj, të gjithë kanë kusuret dhe të metat e tyre, prandaj edhe më shumë se të gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe problemi edhe zgjidhja. Na takon ne të jemi zgjidhja, pa harruar asnjë ditë se jemi ne që mbetemi problemi”, tha Rama.