Shqipëria është vendi organizator i takimit të “Mëngjesit të Lutjeve” të Evropës Juglindore, që do të mbahet me 26 maj 2018.
Vendimi për ta realizuar këtë eveniment, në vendin tonë është marrë 6 muaj më parë. Por, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë kundër këtij evenimenti.
Basha ka refuzuar të marrë pjesë dhe ka vendosur të protestojë ditën që do të zhvillohet, ky aktivitet.
Megjithëse, nga stafi i tij dhe kolegët deputetë i është kërkuar që të mos bëhet ky veprim, në mënyrë që të mos krijohen përplasje me një aktivitet të planifikuar kohë më pare
Për shkak të protestës mund të krijohen përplasje, por, Basha ka vendosur që të injorojë sugjerimet dhe këshillat e tyre.
Kreu i PD –së, jo vetëm nuk ka dëgjuar këshillat për ta spostuar protestën, por ka këmbëngulur dhe ka refuzuar dhe vetë të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit, ku do të jenë të pranishëm senatorë amerikanë dhe personalite të larta nga e mbarë bota.