Kompania Ovvital e trafikantit të drogës Xhevdet Troplini, kompania Aliba e beut të futbollit Aiba dhe kompania Reas e matrapazit Eduard Bregu kanë futur në Shqipëri rreth 7.6 milionë vezë me cilësi të dobët dhe skarco, duke i shitur si vezë vendi, vezë zogëzash.
Vezët janë importuar nga Serbia dhe Turqia. Plot 7.672.220 kokrra vezë u importuan vetëm gjatë muajit maj e deri më 28 qershor 2022 nga tri kompanitë e lartpërmendura, të cilat sot gjenden në markete dhe tavolinat e shqiptarëve, të tregtuara si prodhim vendas, me logo e të dhëna si “Made in Albania”.
Pjesë e mashtrimit kriminal me pasoja në shëndetin e shqiptarëve janë bërë si gjithënjë AKU-ja dhe autoritetet doganore, duke mbuluar trafikun e vezëve nga mafia e pulave.
Doganat dhe AKU-ja kanë vepruar vetëm pasi skandali nisi të plaste në publik. Kemi të bëjmë me një grup të strukturat kriminal, ku janë bashkuar mafia e pulave me segmente të shtetit. Deri më tani jo vetëm nuk janë arrestuar pronarët e tre kompanive nga SPAK, por nuk dihet nëse kanë nisur apo jo hetime.
Vezët e klasit A nga Turqia e Serbia nuk lejohet të eksportohen në BE e për pasojë, edhe Shqipëria nuk i pranon, e cila funksionon mbi rregulloret e Komisionit Europian, të cilat përcaktojnë vendet e treta nga mund të eksportohen vezë të kategorisë A dhe lejohen ato të kategorisë B që janë të destinuara vetëm për përdorim në industrinë ushqimore. Shqipëria tashmë ia njeh Serbisë certifikatëat veterinare nën “presionin” e Ballkanit të Hapur, por BE-ja jo për vezët e klasit A për përdorim familjar.
Kompania e dytë, Aiba. Nga vëzhgimi në marketet kryesore të kryeqytetit, siç duket dhe në foto, produktet e saj vezë, të paktën shumica, sepse gjendeshin dhe me vulën “Aiba”, janë me ambalazh që bind konsumatorin për produkt shqiptar. Por, nëse e hap kutinë, duket qartë kodi i prodhuesit turk të vezëve. Pra, janë të ardhura nga Turqia. Ndërkohë, në ambalash, krahas të dhënave për Aiba-n si prodhues, veç katerogisë A që i klasifikon këto vezë, theksohet me anë të një pulle “Prodhim nga pularia Vlorë”. Brenda gjenden vezët, në lloje të ndryshme paketimesh, me kode prodhuesish nga Turqia. Edhe stabiliment Aiba, kapanonet në Durrës iu shuan nga gripi i shpendëve dhe në prodhim i mbeti vetëm stabilimenti i Vlorës, i cili ka një kapacitet të ulët prodhimi krahasuar me atë që u prek nga H5N8 dhe nuk përballon kërkesën e tregut. Sipas të dhënave të deklaruara nga AKU, Aiba ka importuar përgjatë muajit maj 1.809.320 kokrra vezë nga Serbia dhe përgjatë muajit qershor, 2.273.000 kokrra vezë nga Turqia.
Kompania e tretë është Ovvital, kapanotet e të cilës në Kullë të Durrësit, ashtu si dhe dy të parave, iu shfarosen nga Influenca Aviare dhe u ndal prodhimi. Por, megjithëse jo masivisht, në pak markete në Tiranë gjenden vezë me emrin e kësaj kompanie, që çdo konsumator i konsideron si prodhim shqiptar. Kjo, ka të ngjarë edhe për shkak të numrit të vogël të vezëve të importuara, vetëm në muajin maj, 328.000 kokrra nga Serbia. Megjithatë, në marketet që gjenden, dy lloje vezësh, më saktë paketimesh nga kjo kompani, gjithçka në ambalazh duket “Made in Albania”. Madje edhe shënimi “Prodhuar dhe ambalazhuar nga Ovvital shpk”. Por, siç duket edhe në foto, njëri paketim ka dy vula, kode. Njërin nga Serbia, pra prodhuesin serb dhe një vulë tjetër të vendosur nga vetë kompania e më pas të futura në bikurina. Paketimi tjetër, vetëm vulën e Ovvital.
Kjo situatë me tri kompanitë Rea’s, Aiba dhe Ovvital, e konstatuar nga ky vazhdim në tregje, markete, por edhe nga të dhënat e vendosura në dispozicion për Qendrën Alert nga AKU, tregon se, konsumatorët shqiptar janë të mashtruar. Megjithëse me çmime shumë të larta për vezën, ata marrin një produkt serb dhe turk, që askush nuk garanton cilësinë dhe se e cilës kategori është, duke menduar si prodhim shqiptar me të dhënat e reklaruara në ambalazhet e tyre.