Denion Mejdani, i biri i ish presidentit Rexhep Mejdani para dsa kohësh është rikthyer në poste publike. Mejdani emërohet drejtori i qendrës për rehabilitimin e të kthyerve nga aktivitetet terroriste dhe ekstremizmi i dhunshëm.
Kjo ishte vërtet një njollë tjetër për qeverinë Rama e cila e ka ka kthyer shtetin në një shpk ku hanë vjedhin me të dy duartë bijtë e bijat e pushtetarve dhe ish pushtetarëve.
Një përshkrim gjysëm komik i gazetarit Bledi Mane portretizon figurëne djalit të Xhepit që e paska kujtuar ÇuÇin se duhej punësuar:
“Xhepi ka nje vajze e nje djale qe u arsimuan ne Perendim e ne Lindje me leke te dyshimta. Vajza, Adea e kuptoi qe ky vend nuk ishte per te dhe qendroi e punon ne France ku e dergoi babi per studime me leket e xhaxhi Marselit.
Por femija i dyte, Denion faqekuqi, i biri qe nuk shkelqeu as ne Lindje e as ne atdheun e tij nuk rri rehat te argetohet me leket qe fitoi nga xhaxhi Sala por hap plage te vjetra e te reja. I biri medioker i Rexhepit, jo Taip Erdoganit por Mejdanit u emerua gjate vitit 2013 drejtor i antikontrabandes ne Doganat Shqiptare.
Sali Berisha atehere kryeminister, shfrytezoi sherret e Meidanit me Edi Ramen e si per karshillek ia katapultoi te birin, komunistit Meidani ne mejdan te korrupsionit. Dallaveret naive te Meidanit te vogel u bene aq te medha sa nuk kishte qeveri te re apo Rilindje ti mbronte.
Kur socialistet e rinj fringo morrem pushteti ia hoqen me ceremoni por nuk ia dorezuan prokurorise dhe sa per dijeni kontrabanda gjate tranzicionit te nderrimt te qeverive nga qershori ne shtator te 2013 lebetiti te dyja anet e kufinjëve doganore. Shqiperia humbi rreth 5.7 milione euro nga import-eksportet e zhdoganimeve ate kohe te poshter”
Por çfarë shkruante i papuni Denion Mejdani për Ramën , Rilindjen dhe qeverin?!
“Per sa i perket angazhimit politik ai duhet pare e vleresuar jo brenda batakut te forumeve fallco te rilindjes por ne angazhime nderkombetare, pjesemarrje ne forume me peshe ne bote e ne organizata nga me prestigjiozet por sigurisht dhe ne politiken aktive te vendit por gjithmone ne nje rrafsh intelektual larg pazareve dhe brenda perkujdesjes per te mos u bere pis nga llumi e propaganda rilindase qe dominon cdo medium me mercenare e kamikaze. (Një opinino për babain e tij Xhepin pensionist)
Denion Mejdani është rikthyer në poste publike fal Çuçi Puçit. Mejdani si drejtori i qendrës për rehabilitimin e të kthyerve nga aktivitetet terroriste dhe ekstremizmi i dhunshëm. Natyrisht që edhe këtë kishte mangut administrata e Edi Ramës e mbushur me klloun që Rama i ka për zemër …të shkolluar me parat e popullit jashtë vendit për injorancë të tmerrshme.
Ja si e tallte Denioni i Xhepit Ramën dhe Rilindjen kur i morën çelsat e zyrës doganore:
Valle, mbase e ka fajin telajo e kesaj “rilindje” e pikturuar me genjeshtra, deshtime, premtime te pambajtura elektorale ne te cilen boja kryeministrore po ben reaksion mbas reaksioni duke deshtuar te mbuloje ate te dale serisht cullak?
Jo, jo mbase ishte deshtimi i planit kryeministror per te menjanuar e anatemuar aleatin kryesor dhe per te demonizuar opoziten duke bere ne te njejten kohe nje reforme gjysmake qe do mundesonte uzurpimin e pushtetit te fundit (Ilir Metës) qe po i rezistonte thundres se tij.
Mbase ne fund te dites kujtdo do ti prishnin ditet e nxehta te gushtit te gjitha keto se bashku te kombinuara me nje ekonomi kombetare qe po therrmohet e nje aleance qe po shkerrmoqet teksa opozita eshte ne revansh e po ringrihet.
Mbase iken ai apo mbase ikin te gjitha keto probleme perkohesisht sic iken dhe vapa me gushtin… pak po e sigurte koha e tij po mbaron ne nje menyre apo nje tjeter shkruan drejtori i ri Për Ramën që e do aq shumë dhe natyrisht do punoi me përkushtim për Rilindjen dhe qeverinë që shumë shpejt do “largohet” /Ekskluzive.al