osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Faktet e një skandali që nuk mund të fshihet

Faktet e një skandali që nuk mund të fshihet

Javët e fundit mediat kanë publikuar një skandal që lidhet direkt me familjarët e Monika Kryemadhit.

Vëllai i saj, Drini Kryemadhi është punësuar pranë SGS-së në fund të 2013-s dhe deri në 2020 është paguar me rreth 4 mln lek të vjetra rrogë mujore.

Përveç emrit në borderotë e kompanisë dhe të mbiemrit të të motrës deputete e më pas kryetare të LSI-së, Drini Kryemadhin askush nuk e ka parë në punë. Zyrtarisht është e vështirë që të zbulohen paraqitjet e tij në ambientet e kolaudimit, por jozyrtarisht denoncojnë se në 7 vite në punë ai është shfaqur vetëm një javë në total.

SGS-së i interesonte ky punësim, pasi me rrogën e Drinit kishte hequr qafe kontrollet nga Ministria e Transporteve, ku ministër në atë kohë ishte Edmond Haxhinasto.

Të gjithë fitonin! Kompania shkelte kontratën, nuk kryente investimet e parashikuara dhe ishte kthyer në çerdhe korrupsioni, ku automjetet kalonin kontrollin teknik me 20 mijë lek nën dorë.

Fitonte gjithashtu edhe Drini Kryemadhi dhe të vetmit që humbisnin ishin shqiptarët, që mbajtën në kurriz një koncesion të dyshimte për një dekadë.

Lehtësisht është e verifikueshme që kontrata e SGS-së nuk është monitoruar në asnjë moment nga Njësia e Zbatimit e ngritur nga Ministrat e LSI-së, duke mos përmbushur detyrimet që parashikohen në kontrate. Gjithashtu në arshivat e Ministrisë së Transporteve nuk rezulton të ketë praktika ose procesverbale kontrolli të mbajtura nga kjo njësi. Madje nëse do të verifikohen të gjitha detyrimet që kjo njësi ka patur do të evidentohen dhjetra shkelje.

Lind pyetja cila është arsyeja që personat që kishin për detyrë të monitoronin këtë kontratë shpërdoruan detyrën. Nga gjetjet që kanë publikuar media lind dyshimi i arsyeshëm se motivi që SGS u favorizua ishte rryshfeti që i jepej shtetasve Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

Nga gjetjet e deritanishme rezulton se shtetasi Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit dhe kunati i Ilir Metës, në vitin 2013 kur Edmond Haxhinasto ishte Ministër i Transporteve është punësuar pranë shoqërisë SGS me përshkrimin “inxhinier i thjeshtë mekanik“. Ngrihet dyshimi i arsyeshëm se e gjithë kjo ka shërbyer si një “qokë“ për Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nga viti 2009 – 2020, pasi:

Së pari, paga e shtetasit Drini Kryemadhi ka nisur me rreth 120 000 lekë dhe në dhjetor të vitit 2013 (dy muaj pasi ishte emëruar Edmond Haxhinasto Ministër) është trefishuar duke shkuar në vlerën 385 000 lekë. Nga dhjetori 2013 deri në janar 2017, Drini Kryemadhi është paguar çdo muaj me 385 000 lekë nga SGS, më pas është paguar në shumën 392 700 lekë përgjatë muajve vijues deri në përfundimin e kontratës koncensionare ku në dhjetor të vitit 2020 ka marrë si shpërblim shumën prej 3 235 594 lekë. Totali i shumave të përfituara nga Drini Kryemadhi është plot 36 044 594 lekë në formë pagese si pagë.

Së dyti, ngrihen dyshime se vetëm shtetasi Drini Kryemadhi është paguar me një page 4 herë më të madhe se cdo inxhinier tjetër, madje Drini Kryemadhi është paguar dhe më shumë se CEO i kompanisë, shtetasi Alexandros Michail. Një fakt i pa precedentë ku një inxhinier i thjeshtë paguhet më shumë sesa drejtori ekzekutiv i shoqërisë.

Së treti, rezulton se shtetasin Drini Kryemadhi nuk e njohin persona të tjerë të punësuar në SGS të cilët në një rast normal duhet të ishin kolegë dhe të kishin njohje dhe gjithashtu nga informacionet e marra rezulton se ky person nuk ka qenë asnjëherë prezent në punë, nuk ka asnjë dokument në këtë shoqëri të firmosur nga Drini Kryemadhi dhe asnjë raport pune ku reflektohet prezenca e tij. Madje përgjatë kohës që Drini Kryemadhi ka marrë pagën e plotë sikur të kishte punuar 24 ditë pune rezulton se ky shtetas të ketë qenë në periudha të ndryshme jashtë Shqipërisë, e verifikueshme kjo lehtësisht nga sistemi TIMS, pra vërtetohet katërciprisht se shtetasi Drini Kryemadhi është paguar për një punë që nuk e ka bërë dhe nuk ka qenë prezent në këtë shoqëri përgjatë kohës ku është reflektuar sikur ka qenë në ambientet e punës.

Së katërti, në të njëjtën kohë që Drini Kryemadhi duhet të ishte mekanik tek SGS-ja, ky person rezulton të jetë dhe pronar i dy bizneseve, pra në kohën që angazhohej me kontrollin e makinave dhe që merrte një pagë 4 herë më të lartë se një inxhinier normal, madje më shumë sesa CEO i kompanisë, ky person zotëronte shoqëritë “Event“ me NIPT K61313009D dhe “Tirana DKK“ me NIPT J61902088N. Një fakt tepër i çuditshëm dhe i paprecedentë i cili krijon bindjen se Drini Kryemadhi nuk ka shërbyer ndonjëherë si mekanik pranë shoqërisë SGS, por është regjistruar fiktivisht vetëm për të legjitimuar paratë e marra nga kjo shoqëri, në mënyrë që kësaj shoqërie t‘i ofrohen favore të padrejta.

Këto janë disa nga faktet që do të mjaftonin që zoti Kryemadhi, motra e tij dhe kunati i tij të ishin marr të pandehur nga SPAK.(Voxnews.al)