Analisti Frrok Çupi tha mbyllja e sipërmarrjes ‘Shqiponja’ e iniciuar nga Berisha së bashku me ministrat e tij vijoi me një rënie të Shqipërisë së ‘kapluar’ nga krimi i kontrabandës ku shkaktar ishte Berisha.
Një tjetër krim që duhej hetuar janë vrasjet e Remzi Hoxhës por edhe të Sokol Olldashit, i cili sipas tij është vrarë nga situatat e brendshme të PD-së.
‘Viti 96 ku shteti ra në krimin e zgjedhjeve dhe të vetëvrasjeve, ishte rrugë shumë e natyrshme sepse shteti kishte rënë në krimin e kontrabandës ku jepej nafta në Serbi dhe Kosovë. Këto janë vrarë të gjithë me armët e Shqipërisë dhe furnizimit të Shqipërisë.
Ajo është një krim, Berisha ka kryer krim. Do duheshin shumë gjykata shumë dosje voluminoze për atë krim makabër. Remzi Hoxha u vra sepse zbuloi që Berisha takohej me Millosheviçin dhe Arkanin dhe u zhduk gazetari që kishte këtë informacion, Ali Uka u vra në shtëpinë e tij, siç u vra dhe Sokol Olldashi.
Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, Olldashi është vrarë për arsyen e brendshme të partisë demokratike. Kjo është Srebrenica, mallkimi i madh i kriminelëve të fundit në Shqipëri. Qeveria e asaj kohe me rajonin.’- tha Çupi.