Pedagogia Mirela Karabina teksa po komentonte zhvillimet më të fundit politike në vend, tha ditën e sotme një emision televiziv se demokrati Edi Paloka është një person që nuk ka besueshmëri politike dhe se tani në PD duhet të dalin njerëz me integritet.
“Sulmohet lidershipi i kaluar se thuhet ka humbur zgjedhjet, pastaj thuhet që janë vjedhur, ka një paqartësi. Ky pushtet drejtohet me krim dhe me bandat.
Që të krijohet një frymë duhet të veprojë drejtësia. Vetë drejtues të PD në Elbasan më ka thënë që ne dorëzohemi këtu veprojnë bandat.
Paloka është i pa besueshëm. Është problem çështja e moralit. Është nënkryetar i PD për 8 vitesh. Karta morale duhet të jetë epërsia që partia do të ketë në këtë vend ku liderët mohojnë veten dhe kërkojnë të besohen. Paloka ka bërë një gabim të madh dhe nuk duhet të ishjte aty se deklaroi se ka ndërhyrë në zgjedhjen e Bashës.
Ne s’paskemi votim të lirë brenda PD, si pretendojmë të kemi. Njerëzit që duhet të dalin sot në PD duhet të jenë njerëz me integritet, nëse kanë dështuar nuk mund të jenë më alternativë.”, tha ajo.