Ylli Manjani, një figurë politike kllouneske, që tregon se kush ka bërë para në llumin e politikës shqiptare, i mbetur pa kolibe partie, së fundi ëhtë kthyer në një mbështetës kryesor mediatik i Sali Berishës, megjithëse askush nuk po ia hap derën.
Duke vazhduar të lehi në pritje të ndonjë kocke, ai kërcënon se Shqipëria do të përfundojë si Sri Lanka.
Madje ky lehës i pa fytyrë, i akuzuar për vjedhje milionash kur partia e hajdutërisë LSI i dha dhe postin e ministrit të drejtësisë, duke e larguar me ceremoni, tani fletë për ekonominë dhe korrupsionin. duke e ngatërruar Shqipërin me Sri Lankën në Azi, aty ku e la Saliu dhe shokët e tij.
Shkrimi i lehsit të fundit të Foltores, që të ndjell vetëm neveri kur kujtohesh se ky ka qenë ministër!
Piramidë e pastër!
Borxhi publik i lartë. Fuqia punëtore në emigrim. Shpenzimet publike tejet të larta. Korrupsioni gjithnjë e më i lartë. Taksat ekstremisht të larta. Çmimet lart e më lart.
Rrogat e ulëta. Puna është gjithnjë e më e vështirë. Të ardhurat nga puna nuk mjaftojnë. Siguria, arsimi, shëndeti gjithnjë e më të pasigurta.
Paratë e informalitetit janë i vetmi burim që mbajnë në këmbë Sude-shtetin. Bëjn kulla e pastrojnë pare.
Ja do bëjnë edhe amnistinë, d.m.th në e hëngërt njeri të depozitojë para në bankat e Sude-Shtetit, do paguajnë edhe këstin e nji viti të borxhit, po pastaj?!
Si Sri Lanka do mbarojë se s’ka llogjikë…”, shkruan ai.