osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Shiste një varr për 2 milionë lekë, policia arreston drejtorin e Bashkisë Tiranë

Shiste një varr për 2 milionë lekë, policia arreston drejtorin e Bashkisë Tiranë

Eljodor Ndini, Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës, është arrestuar sot nga Policia e kryeqytetit pas një hetimi disa mujor me Prokurorinë. Ndini dhe tre vartësit e tij, shisnin varret në Tufinë për 2 milionë lekë të vjetra.

Katër punonjës të Bashkisë së Tiranës, vetë drejtori Eljodor Ndini dhe tre vartësit e tij – punonjës të Shërbimit Funeral, janë prangosur për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Një skemë e mirëfilltë korruptive që është zbardhur nga organi i akuzës së kryeqytetit.

Në kuadër të operacionin policor të koduar “Tufina”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Eljodor Ndini, 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

Xhemal Mena, 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Latif Shehu, 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Gazment Daja, 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Nga hetimet e kryera në funksion të procedimit penal nr 4811/2022 ka rezultuar e provuar në disa raste se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, bënin të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.

Pra, edhe për të vdekurit Bashkia e Tiranës merr para, drejtorët e saj prenotonin varre betoni për personat që ndërronin jetë kundrejt shumave deri në 2 milionë lekë. Mësohet se në këtë skemë janë përfshirë dhe disa sekserë e inxhinierë, ermat e të cilëve po i pasqyrojmë më poshtë.

Nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre shtetasve dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin edhe nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj; nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

Bujar Lica, 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Alban Ajazi, 28 vjeç, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”;

Endrin Milla, 37 vjeç, për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”;

Fatjon Gjonaj, 24 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, bëhet me dije se u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit Roza Ndoj, 44 vjeçe dhe Juljan Çuka, 31 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi Shaqir Nika.