Ka qarkulluar me shpejtësi në media dhe i gëzoi të gjithë së fundmi lajmi se Era Istrefi do të këndojë në Kampionatin Botëror të FIFA-s 2018, një këngë që do vijë në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.
Ka mbetur edhe dy ditë nga publikimi i këngës më 25 maj dhe sa vjen e po zbulohen detaje të reja.
Will Smith me anë të një postimi në Instagram ka zbuluar sot se kënga do të quhet “One life to live”.
Will shfaqet në foto me Nicki Jam dhe ka etiketuar Erën dhe Dj Diplon që ka punuar këngën.
Kujtojmë që ditën e djeshme Era me disa foto të postuara në Instagram zbuloi se do shfaqet shumë seksi në këngën e Botërorit.