osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Keqmenaxhimi i financave. FMN: Rrisni taksat ose borxhi publik do të shkojë mbi 80% në 2020

Keqmenaxhimi i financave. FMN: Rrisni taksat ose borxhi publik do të shkojë mbi 80% në 2020

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë Shqiptare që të vijojë me rritjen e disa taksave. Raporti i monitorimit të FMN për Shqipërinë përveç rezervave për politikat e uljes së borxhit, sugjeron edhe rritje të barrë fiskale, duke specifikuar edhe taksat që mund të preken, ku rekomandohen të ndryshojnë taksat regjistrimit të makinave, tatimfitimit të biznesit të vogël dhe deri në uljen e pragut për mostatimin e pagave.

Referuar raportit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, i sugjerohet qeverisë të indeksojë taksën e qarkullimit, akcizën e karburantit dhe të regjistrimit të makinave me inflacionin. Gjithashtu, Fondi i rekomandon qeverisë të shtojë bazën e TVSH-së tek ilaçet, shitjen e banesave të reja dhe arsimit. Gjithashtu kërkohet të kthehet tatimfitimin për biznesin e vogël. Bizneset me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë, janë të përjashtuara nga tatimfitimi. Tatimi për të ardhurat aktualisht është zero për pagat deri në 30 mijë lekë.  FMN rekomandon uljen e pragut të tatimit zero sa niveli i pagës minimale, pra, deri në 24 mijë lekë. Po ashtu, në raport rekomandohet edhe shtimi i taksave mjedisore.

FMN lajmëron se Shqipëria nuk ka mundur të mbajë angazhimet për uljen e borxhit publike. Sikur situata të mirëmenaxhohet dhe të gjithë treguesit makro të jenë në ekuilibër borxhi i vendit nuk do të mund të bjerë nën 60 % të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) para vitit 2023.  Por Fondi parashikon në skenarët e stresit për borxhin se goditjet makrofiskale mund të çojnë detyrimet publike në 80 për qind të PBB-së deri në vitin 2020. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se edhe niveli 60% i borxhit është një rrezik i madh për shkak të nevojave të larta për rifinancimin e tij. Borxhi në këtë nivel cenohet lehtë nga goditjet makroekonomike që vijnë nga rritja e ngadaltë, inflacioni i ulët, paqëndrueshmëria e normave të interesit dhe kushtet e tregtisë ve ne dukje FMN. Megjithatë FMN shprehet se skenari bazë mbetet realist. Ai përfaqëson një parashikim duke reflektuar ecurinë e historike të borxhit dhe angazhimet e qeverisë